Ushtria, i vetmi sukses i 2018-s

Ushtria, i vetmi sukses i 2018-s

Kontestimi i legjitimitetit të qeverisë nga partitë opozitare, përplasjet në Kuvendin e Kosovës mes partive politike, mos-liberalizimi i vizave, dështimi i Kosovës të bëhet pjesë e INTERPOL-it, dhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi, këto janë temat që e karakterizojnë vitin 2018 në Kosovë. Ndërsa, e vetmja çështje që po konsiderohet sukses, dhe që arriti të bëjë […]

Kontestimi i legjitimitetit të qeverisë nga partitë opozitare, përplasjet në Kuvendin e Kosovës mes partive politike, mos-liberalizimi i vizave, dështimi i Kosovës të bëhet pjesë e INTERPOL-it, dhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi, këto janë temat që e karakterizojnë vitin 2018 në Kosovë.

Ndërsa, e vetmja çështje që po konsiderohet sukses, dhe që arriti të bëjë bashkë pozitë e opozitë, është votimi i ligjeve që i hapën rrugë transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, shkruan KP.

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë po konsiderojnë se edhe gjatë vitit 2018, kanë vazhduar dështimet në fusha të ndryshme.

Analisti politik, Behlul Beqaj, thotë se viti 2018, u mbyll me dështime dhe zhgënjime të mëdha.

Beqaj përmend edhe pagesën e qeverisë për Bechtel Enka, prej 53 milionë euro, e cila sipas tij, ka kaluar sikur të ishin në pyetje disa euro, e jo një shumë e jashtëzakonshme e mjeteve, e cila ka shkuar pa dhënë një arsyetim të qëndrueshëm, qoftë nga kjo qeveri apo qeveritë e mëhershme.

Ndërsa, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se gjatë vitit 2018, në aspektin e arenës ndërkombëtare ka pas mungesa të shumta.

Ajo shton se në çështjen e dialogut me Serbinë, konsensusi është i munguar, sepse duhet të përfshihen të gjithë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?