Ushtria e Kosovës dhe ndikimi i Amerikës në Ballkan – dy gjërat që Vladimir Putin nuk i duron (Intervista e plotë)

Ushtria e Kosovës dhe ndikimi i Amerikës në Ballkan – dy gjërat që Vladimir Putin nuk i duron (Intervista e plotë)

Për presidentin rus, Vladimir Putin, njohja e pavarësisë së Kosovës, mbyllja e syve nga Perëndimi kur e formoi ushtrinë – janë dy gjëra të papranueshme. Thotë se Rusia nuk e pengon rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, por thotë se nuk e kupton garën e Amerikës, BE-së dhe vendeve tjera të Perëndimit për ndikim në […]

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia respekton vendimin e lidershipit serb për t’u bashkuar në BE.

“Përkundër partnerëve tonë perëndimor, ne nuk provojmë të imponojmë një dilemë artificiale në Beograd dhe t’ia imponojmë Serbisë nëse dëshiron të jetë me Rusinë apo Bashkimin Evropian, ka thënë Putin në jnë intervistë dhënë të përditshmëve serbe, Politika dhe Vecernje Novosti.

Para se të shkojë në Serbi, saktësisht një ditë më herët, presidenti rus deklaron se derisa ‘Rusia ka shumë miq në Ballkan –megjithatë Serbia mbetet partneri jonë i veçantë’, përcjell Periskopi.

“Të jem i sinqertë, ne kemi qenë të befasuar me reagimin pasiv të Bashkimit Evropian ndaj vendimit të parlamentit të Kosovës për ta transformuar Forcën e Sigusisë së Kosovës në ushtri” ka thënë Putin.

“Është e qartë se me këtë hap, jetesa e serbëve në provincë është e rrezikuar drejtpërdrejt. Për më shumë, ajo është një hap provokues që mund të eskalojë situatën në rajon. Është e rëndë kur sheh se Bashkimi Evropian mbyll njërin sy derisa sheh veprime të tilla të njëanshme dhe që shkelin ligjin ndërkombëtar dhe në veçanti nëse kërkesa e Brukselit është që të vazhdohet dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Vuçiq, përcjell Periskopi.

“Ne vlerësojmë lart qëndrimin neutral të lidershipit të Serbisë në këtë situatë”, thotë presidenti rus. “Në të njëjtën kohë, ne vazhdimisht kemi përkrahur edhe në vitet e kaluara Serbinë për të riafirmuar kapacitetin e saj mbrojtës dhe ushtarak dhe kemi mbështetur modernizimin e mbrojtes së saj. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin ushtarak edhe më tutje”, thotë Vladimir Putin.

“Kur flasim për situatën në Ballkan, kërcënim serioz për destabilizimin e situatës është Amerika dhe disa vende tjera të Perëndimit për shkak të garës së tyre për ta dominuar këtë rajon”, ka thënë Putin.

“Në fillim të vitit 1999, forcat e NATO’s, pa asnjë autorizim nga Kombet e Bashkuara bombarduan Jugosllabinë për më shumë se dy muaj. Në vitin 2008, Ëashingtoni dhe aleatët e tyre mbështeten shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, nënvizon tutje Putin, përcjell Periskopi.

Ai përmend tutje edhe situatën në Malin e Zi dhe në Maqedoni.

“Në vitin 2017, përkundër gjysmës së vullnetit të popullatës së tyre, Mali i Zi iu bashkua NATO’s. Autoritetet atje nuk u lodhën të mbajnë asnjë referendum relevant, si rezultat i të cilës më pas pasoi edhe përballja e vendit me situatë jostabile politike” thotë Putin për Malin e Zi derisa për Maqedoninë përmend ‘presionin e madh ndërkombëtar që ka pasur për t’iu bashkuar NATO’s dhe për t’i bërë ndryshimet kushtetuese’.

“Rusia e njeh dhe e kupton gjithë kompleksitetin e situatës në Ballkan dhe e di mirë historinë e këtij rajoni dhe në këtë mënyrë, gjithmonë është treguar një bashkëpunuese konstruktive”, vazhdon Vladimir Putin.

“Në këtë mënyrë, prioriteti ynë i pakusht mbetet që të kontribuojmë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Ne mbështesim me respekt të gjitha të drejtat dhe interesat e vendeve të Ballkanit bashkë me popujt që jetojnë në to krahas respektimit të respektimit të ligjit ndërkombëtar”, thotë ai, përcjell Periskopi.

 Putin nënvizon se marrëdhëniet e mira mes Rusisë dhe Serbisë janë të bazuara në lidhje miqsore të sinqertë, ashtu si mes të dy popujve. Përmend historinë e të dy popujve gjatë luftërave botërore dhe ‘betejat heorike kundër nazizmit’.

Më pas, lëshohet pak edhe në ndihmat ekonomike që Rusia ia jep Serbisë. Sipas tij, bashkëpunimi ekonomik mes Serbisë dhe Rusisë edhe në të kaluarën ka qenë shumë i mirë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Sipas tij, Rusia synon të tejkaloje investimet në Serbi, deri në 4 miliardë dollarë në këtë vit.

“Investimet e Rusisë në ekonominë serbe kanë kaluar 4 miliardë dollarëshin. Bashkëpunimi me konglomeratin e Gazprom dhe Industrisë së Naftës së Serbisë është bërë një lider në tregun rajonal të naftës”, thotë Putin. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?