Trump: Unë e shkarkova Mattisin, kohën e fundit s’bënte asgjë

Presidenti amerikan, Donald Trump edhe njëherë shpërfaqi qëndrimin e tij se nuk ka aspak simpati për ish-sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis dhe se nuk ka dashuri të humbur mes tyre pas dorëheqjes së këtij të fundit – raporton Periskopi. Në një takim me anëtarët e Kabinetit të tij, Trump mburrej se ai në të […]
Në një takim me anëtarët e Kabinetit të tij, Trump mburrej se ai në të vërtet kishte shkarkuar Mattisin, duke lëvizur datën e largimit të gjeneralit me katër yje për dy muaj.
Ai kritikoi ish-shefin e tij të Pentagonit për pazotësinë siç e cilëson ai të dhënies fund të përfshirjes së ShBA’së në konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme, shkruan Politico, transmeton Periskopi.
Në veçanti, ai përmendi rekordin e Mattisit në Afganistan, por sërish mori vetë meritat kur tha se e ka detyruar atë që të zvogëlojë dukshëm praninë e trupave ushtarake amerikane aty.
“Çka ka bë ai për mua?”, pyeti Trump. “Si ia doli ai në Afganistan? Jo shumë mirë. Nuk jam i kënaqur me atë që ka bërë në Afganistan dhe nuk duhet të jem i lumtur. Por ai ishte shumë i lumtur”.
Mattis kishte deklaruar dorëheqjen e tij, një ditë pas deklaratës së Trumpit se po planifikon t’i tërheq trupat e ShBA’së nga Siria e shkatërruar nga lufta, me arsyetimin se kishin mposhtur Shtetin Islamik dhe se përveç ShBA’së, ISIS duhet të luftohet edhe nga vendet tjera të rajonit.
Pasi nuk arriti ta bind Trumpin për mos-tërheqje të trupave ushtarake amerikane nga Siria, Mattis kishte ofruar dorëheqjen e tij, pasi nuk pajtohej me këtë veprim të presidentit amerikan.
Fillimisht, në një publikim në Twitter, Trump e kishte vlerësuar lart Mattisin, pensionimi i të cilit kishte premtuar se do të dallonte nga të tjerët, por që fillimisht ai ishte përgjegjës për të shënuar një progres të jashtëzakonshëm drejt objektivave të Trumpit gjatë qëndrimit të tij dy vjeçar në kabinetin e tij, si pjesë e Qeverisë.
Por, ky qëndrim i presidentit amerikan ndaj Mattisit kishte ndryshuar rrënjësisht, pas letrës së këtij të fundit, në të cilën ai kishte theksuar dallimet e mëdha në qeverisje me presidentin Trump, të cilin e kishte lënë fajtor për tensionim të raporteve me aleatë të ShBA’së.
Në një cicërimë që bëri më vonë në Twitter, Trump kishte njoftuar se Mattis do të largohet nga administrata qysh në fillim të vitit, dhe se nuk do ta priste 28 shkurtin.
Madje, ai mburrej me faktin se kinse i kishte dhënë Mattisit një shans të dytë në Qeveri, pas shkarkimit të paligjshëm që thotë se ia kishte bërë atij ish-presidenti amerikan, Barack Obama.
Obama e kishte emëruar Mattisin më 2013 në krye të Komandës Qendrore të ShBA’së, për shkak të qëndrimit të ashpër që kishte ai mbi Iranin.
“Siç e dini. Ashtu si e shkarkoi Obama Mattisin, njëjta bëra edhe unë”, u tha Trump anëtarëve të Kabinetit të tij.
Derisa Trump i dëshiroi pensionim të mirë, Mattis ia kishte dorëzuar detyrën e tij zëvendëssekretarit të mbrojtjes amerikan, Patrick Shanahan. /PERISKOPI












