Theresa May paralajmëron katastrofë nëse plani i Brexit refuzohet

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka paralajmëruar ligjvënësit të cilët janë të gatshëm të kundërshtojnë marrëveshjen për ndarjen nga BE, që dështimi i Brexit do të ishte “katastrofal” për demokracinë e vendit. Duke shkruar në gazetën Sunday Express të Britanisë së Madhe, May u kërkoi deputetëve të mos i braktisnin britanikët që votuan […]
Duke shkruar në gazetën Sunday Express të Britanisë së Madhe, May u kërkoi deputetëve të mos i braktisnin britanikët që votuan në favor të daljes nga Bashkimi Evropian në një referendum të qershorit 2016, njofton Klan Kosova.
“Të veprosh kështu do të ishte një shkelje katastrofike dhe e pafalshme e besimit në demokracinë tonë”, tha ajo.
“Kështu që mesazhi im në Parlament këtë fundjavë është i thjeshtë: është koha për të harruar lojërat dhe për të bërë atë që është e drejtë për vendin tonë”.
Britania e Madhe është e gatshme të largohet nga BE-ja më 29 mars, dy vjet pasi ka nënshkruar nenin 50 dhe ka filluar negociata të ashpra me krerët evropianë lidhur me një marrëveshje divorci.