Thaçi: Në Hagë sot po intervistohet çlirimtari Sami Lushtaku, kriminelët serbë po shëtisin lirshëm në botë

Thaçi: Në Hagë sot po intervistohet çlirimtari Sami Lushtaku, kriminelët serbë po shëtisin lirshëm në botë

Presidenti Hashim Thaçi shkruan për intervistimin  e sotëm në Hagë të Sami Lushtakut. Duke kujtuar masakrat që ka ndodhur në rajonin e Drenicës, Thaçi shkruan se “padrjetësisht në Hagë po intervistohet një çlirimtar kurse kriminelët serbë po shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë”. Ja postimi i plotë i Thaçit: Sot në Hagë po intervistohet bashkëluftëtari […]

Presidenti Hashim Thaçi shkruan për intervistimin  e sotëm në Hagë të Sami Lushtakut.

Duke kujtuar masakrat që ka ndodhur në rajonin e Drenicës, Thaçi shkruan se “padrjetësisht në Hagë po intervistohet një çlirimtar kurse kriminelët serbë po shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë”.

Ja postimi i plotë i Thaçit:

Sot në Hagë po intervistohet bashkëluftëtari ynë Sami Lushtaku, që vjen nga rajoni i Drenicës ku forcat serbe masakruan me qindra civilë të pafajshëm dhe drejtësia ndërkombëtare as që është marrë me krimet e tyre.

Në fshatrat Likoshan e Çirez të Drenicës, më 28 shkurt 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 24 civilë të pafajshëm. Në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 56 anëtarë të familjes Jashari. Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme të Drenicës, forcat serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu. Më 28 mars 1999, forcat serbe në fshatin Izbicë vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë të pafajshëm. Më 5 prill 1999, në fshatin Rezallë, ushtria dhe policia serbe vranë 98 civilë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin të zhdukur. Po në muajin prill të vitit 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan edhe 54 civilë në Poklek të Ri dhe 24 civilë të tjerë në Çikatovë të Vjetër. Forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan edhe qindra civilë të tjerë të pafajshëm anekënd Drenicës dhe Kosovës, por drejtësia ndërkombëtare as që ka nisur të merret me këto krime.

Sot, padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë, kurse kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë. Ndaj çlirimtarëve tanë, në emër të drejtësisë ndërkombëtare po bëhet padrejtësia më e madhe. HTH

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?