Temperatura të ulëta nesër në Kosovë, ajri edhe më i ndotur se sot

Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë të mbretërojnë edhe nesër në Kosovë, veçmas në Dukagjin, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media. “Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara, të cilat […]

Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë të mbretërojnë edhe nesër në Kosovë, veçmas në Dukagjin, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara, të cilat re do t’i takojnë nivelit të lartë dhe të mesëm të troposferës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Në ultësira do të ketë mjegull, ndërsa ngricat mbesin prezent në orët e hershme të ditës dhe gjatë natës. Si pasojë e kësaj gjendje anticiklonike nuk do të ketë qarkullim të mjaftueshëm të masave të ajrit që nënkupton se cilësia e ajrit do të shënojë vlera në kufijtë e pashëndetshëm.

“Për shkak të sasisë së lartë të reshjeve të dëborës që ranë ditëve të fundit në Dukagjin, temperaturat minimale atje do të jenë më të ulëta, krahasuar me vendet tjera të rrafshit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -10 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?