Të burgosurit politikë të Jugosllavisë tregojnë se si e prisnin Vitin e Ri në burgje

Shumë kosovarë gjatë kohës së luftës, Vitin e Ri e prisnin prapa grilave. Të burgosur për shkak të kauzave që ata mbronin, trajtimi i tyre nuk ishte aspak i denjë. Shumë vite pas, disa prej të burgosurve politikë, tregojnë si festohej Viti i Ri. Teuta Hadri është vetëm njëra nga femrat e cila qëndroi në […]
Shumë kosovarë gjatë kohës së luftës, Vitin e Ri e prisnin prapa grilave. Të burgosur për shkak të kauzave që ata mbronin, trajtimi i tyre nuk ishte aspak i denjë. Shumë vite pas, disa prej të burgosurve politikë, tregojnë si festohej Viti i Ri.
Teuta Hadri është vetëm njëra nga femrat e cila qëndroi në burg pikërisht në periudhën festave të fundvitit.
Hadri thotë se atë kohë shumë vajza të reja iu bashkuan në burg. Të torturuara e të rrahura, ato u mjekuan brenda mureve të burgut, me qepë dhe kripë.
E për Selatin Novosellën, i cili kishte qëndruar më shumë se një dekadë nëpër burgje, Viti i Ri nënkuptonte shpresë se në ditët që do vijnë, do të vijë edhe liria.
Për T7, Novosella thotë se kur vinte koha e Vitit të Ri, ata ndanin mes vete ushqimet që familjarët ua dërgonin atyre.












