Sylejman Selimi jashtë burgut për Vit të Ri, feston me familje (Foto)

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi ka kaluar natën e vitit të ri jashtë burgut. Fotografitë me të i ka bërë publike Jahir Morina Gipa, pronar i kompanisë ‘Princesha’, që merret me ndërtimtari. Ai në Facebook ka shkruar se vitin e ri e ka festuar me Sylejman Selimin dhe familjen e tij. “Është […]

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi ka kaluar natën e vitit të ri jashtë burgut.

Fotografitë me të i ka bërë publike Jahir Morina Gipa, pronar i kompanisë ‘Princesha’, që merret me ndërtimtari.

Ai në Facebook ka shkruar se vitin e ri e ka festuar me Sylejman Selimin dhe familjen e tij.

“Është nder dhe kënaqësi që festen e vitit të ri 2019 ta kalosh duke festuar me familjen dhe me Gjeneral Sylejman Selimin ! Uroj që ky vit ta sjellë atë pranë familjes dhe kolegëve ne Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Morina Gipa.

Në anën tjetër, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi për KALLXO.com tha se Selimit i kanë takuar dy ditë lirim.

“Po i ka pasur dy ditë pushim në vikend, kjo ka ndodhur sipas ligjit”, tha  Thaçi
Sylejman Selimi është duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e Dubravës pasi që është shpallur fajtor për krime të kryera gjatë kohës së luftës.

Gjykata e Apelit i kishte bashkuar dënimet për rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2” dhe e kishte dënuar Sylejman Selimin me dënim unik prej 10 vjetësh.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?