Studentët nesër protestojnë para MASHT për punësimet partiake në sistemin arsimor

Përfaqësuesit e studentëve përmes një njoftimi për media kanë treguar se nesër do të mblidhen para Bibliotekës Kombëtare në ora 13:00, për të vazhduar marshin protestues para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) para se cilës do të protestojnë për punësimet partiake në sistemin arsimor. “Të nderuara media, Ju njoftojmë se me datë 16.01.2019, […]
Përfaqësuesit e studentëve përmes një njoftimi për media kanë treguar se nesër do të mblidhen para Bibliotekës Kombëtare në ora 13:00, për të vazhduar marshin protestues para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) para se cilës do të protestojnë për punësimet partiake në sistemin arsimor.
“Të nderuara media, Ju njoftojmë se me datë 16.01.2019, Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë simbolike para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), protesta do të fillon nga Biblioteka Kombëtare në ora 13:00”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Periskopi.












