Stoltenberg: Gabuat me Ushtrinë, tash fokusohuni te dialogu

Stoltenberg: Gabuat me Ushtrinë, tash fokusohuni te dialogu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se i vjen keq për vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar një sërë ligjesh që bënë të mundur transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në Ushtrinë e Kosovës, pavarësisht paralajmërimeve nga NATO në këtë rast. “Edhe pse në parim tranzicioni i FSK-së është çështje […]

“Edhe pse në parim tranzicioni i FSK-së është çështje për të cilën duhet të vendosë Kosova, e kemi bërë të qartë se ky veprim vjen në një kohë të gabuar. Me ndryshimin e mandatit të FSK-së, Këshilli Veri-atlantik duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që ky vendim, i bërë në kohë të gabuar, nuk do të rrisë më tej tensionet në rajon. Të gjithë aktorët politikë në rajon duhet të përqendrohen në përparimin në reforma dhe në dialog. Kam biseduar me  presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe i kam informuar për diskutimin aktual midis anëtarëve të NATO-s “, tha Stoltenberg në një intervistë për CdM.

Stoltenberg theksoi se është e rëndësishme të përmbahet nga çdo deklaratë apo veprim që mund të çojë në përshkallëzim.

“Në këtë kontekst, unë e mirëpres komunikimin e vazhdueshëm mes komandantit tonë të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’Addari dhe kolegëve të tij në rajon, duke përfshirë takimin e tij të fundit në Nish me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjenerallejtënant Milan Mojsiloviq. Ne mbështesim plotësisht procesin e normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nëpërmjet një dialogu të mbështetur nga BE-ja. Kjo është thelbësore për paqen dhe sigurinë rajonale, “tha ai.

Sipas tij, siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor janë jashtëzakonisht të rëndësishme për NATO-n dhe Aleanca ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?