Sonda e NASA-s arrin rekord: Largohet në masë të pabesueshme nga toka

Shkencëtarët e NASA-s kanë njoftuar me gëzim se sonda e gjendur në largësi të madhe në Gjithësi ka dërguar sinjale se e ka kryer fluturimin më të largët në histori. Sinjalet u morën në orët e para të vitit 2019. Fluturakja ka bërë shumë fotografi të gurit të madh hapësinor, të quajtur “Ultima Thule”, ndërsa […]
Shkencëtarët e NASA-s kanë njoftuar me gëzim se sonda e gjendur në largësi të madhe në Gjithësi ka dërguar sinjale se e ka kryer fluturimin më të largët në histori. Sinjalet u morën në orët e para të vitit 2019.
Fluturakja ka bërë shumë fotografi të gurit të madh hapësinor, të quajtur “Ultima Thule”, ndërsa sinjalet e para janë pranuar rreth orës 5 e 30 minuta të mëngjesit. Ky objekt ndodhet gati 6.5 miliardë kilometra larg Tokës, ndërsa besohet se është formuar nga mbetjet e Sistemit Diellor para 4.6 miliardë viteve.
Për shkak të largësisë së madhe, shkencëtarët kanë pritur dhjetë orë deri në pranimin e sinjaleve të para. “Kjo është një mundësi që vjen një herë në jetë. Arritja e sotme paraqet një hap tjetër të madh për hulumtimin e sistemit tonë diellor”, tha Hal Weaver, profesor në universitetin “John Hopkins” dhe shkencëtar pjesëmarrës në këtë mision.
Në vitin 2015, kjo sondë kishte kaluar pranë Plutonit dhe kishte bërë shumë fotografi të mahnitshme të sipërfaqes së këtij planeti të largët. Nga ajo çfarë është parë në këto pamje të siguruara, në sipërfaqen e Plutonit ka shtresa të trasha të azotit, ndërsa vullkanet nxjerrin akull në atmosferën e hollë prej hidrokarbureve, shkruan “The Guardian”,












