Sllovakia kundër idesë për shkëmbim të territoreve Kosovë-Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirsolav Lajçak, është i bindur se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e Kosovës. Sipas tij edhe Kosova por edhe Serbia duhet të veprojnë dhe të marrin vendime të cilat kontribuojnë në fqinjësi të mirë dhe përmirësim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Lajçak thotë […]

Sipas tij edhe Kosova por edhe Serbia duhet të veprojnë dhe të marrin vendime të cilat kontribuojnë në fqinjësi të mirë dhe përmirësim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Lajçak thotë se palët duhet që të ndalojnë të gjitha veprimet të cilat do të mund të nxisnin tensione ndëretnike, duke iu referuar vendimit për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, shkruan tanjug.

Lajçak thotë se shteti i tij e ka bërë të qartë pozicionin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se për këtë çështje edhe BE-ja dhe NATO kanë reaguar ashpër.

Në këtë intervistë, Lajçak ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Sllovakia nuk e mbështet një nismë të tillë.

“Sllovakia nuk e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve dhe shënimit të vijave kufitare përgjatë vijave etnike. Ne besojmë se një koncept i tillë nuk ishte real as në të kaluarën, dhe nuk do të jetë i tillë as në të ardhmen”, ka shtuar ministri sllovak.

Sipas tij detajet janë ato që do ta sqaronin më mirë situatën, dhe kështu në momentin që do të arrihet ndonjë marrëveshje, do të shihet nëse do të ketë më shumë përfitime apo do të jetë e kundërta./Express/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?