Skandaloze! Studentët e FSHMN-së vazhdojnë të mësojnë në bodrumet e Filologjikut

Skandaloze! Studentët e FSHMN-së vazhdojnë të mësojnë në bodrumet e Filologjikut

Ka disa vjet që studentët e Fakultetit të Shkencave Matematikore dhe Natyrore, mësimin e zhvillojnë në bodrumet e Fakultetit të Filologjisë, raporton KTV. E studentët disa herë edhe kanë protestuar duke kërkuar zgjidhje për problemin e tyre. Shumë herë iu premtua atyre që objekti i këtij Fakulteti do të ndërtohet shumë shpejt, por edhe në […]

Ka disa vjet që studentët e Fakultetit të Shkencave Matematikore dhe Natyrore, mësimin e zhvillojnë në bodrumet e Fakultetit të Filologjisë, raporton KTV.

E studentët disa herë edhe kanë protestuar duke kërkuar zgjidhje për problemin e tyre.

Shumë herë iu premtua atyre që objekti i këtij Fakulteti do të ndërtohet shumë shpejt, por edhe në vitin 2018 nuk u realizua asgjë.

I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ishte përgjigjur thirrjeve të protestuesve lidhur me mosndërtimin e objektit të FSHMN-së, duke u premtuar atyre zgjidhje.

Ahmeti para studentëve pati thënë se ai ka tentuar që të zgjidhë këtë problem në takimet me të gjithë rektorët, si dhe ka propozuar që FSHMN-ja të ndërtohet afër Fakultetit Teknik, aty ku është paraparë të ndërtohet Pallati i Operës. Ai i kishte dërguar edhe një shkresë dekanit të FSHMN-së.

Dekani i FSHMN-së thotë se dokumenti që Shpend Ahmeti u kishte ofruar atyre ishte pa asnjë nënshkrim.

Studentët e këtij fakulteti thonë se e kanë shumë të vështirë mbajtjen e mësimit në këto kushte. Madje, në fotografitë e dërguara nga studentët, shihet se mungon edhe ndriçimi.

Përfaqësuesja e këshillit studentor në këtë fakultete, Dafina Sylaj, paralajmëron bojkot të mësimit në semestrin tjetër nëse nuk merret asnjë masë.

KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës në lidhje me ndërtimin e objektit të FSHMN-së por ata nuk kanë qenë të qasshëm për televizionin. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?