Skandaloze! Kryen doktoraturë për drejtësi në Amerikë, por Kosova nuk ia njeh diplomën (Dokument)

Skandaloze! Kryen doktoraturë për drejtësi në Amerikë, por Kosova nuk ia njeh diplomën (Dokument)

Geotar Mjeku, thotë se ka kryer doktoratë në Amerikë, në Fakultetin Juridik. Por këtë diplomë ai thotë se Ministria e Arsimit në Kosovë dhe UP-ja nuk po ja njohin. Andaj ai ka zgjedhur që rastin ta denoncojë në Facebook ku shpjegon të gjitha hapat që ka ndërmarrë për nostrifikimin e doktorraturës të cilën nuk po […]

Geotar Mjeku, thotë se ka kryer doktoratë në Amerikë, në Fakultetin Juridik. Por këtë diplomë ai thotë se Ministria e Arsimit në Kosovë dhe UP-ja nuk po ja njohin.

Andaj ai ka zgjedhur që rastin ta denoncojë në Facebook ku shpjegon të gjitha hapat që ka ndërmarrë për nostrifikimin e doktorraturës të cilën nuk po i njihet. Sipas tij për shkak të manipulimeve.


Lexojeni postimin e tij të plotë në FB:

Problemet e mia me diplomën amerikane në vendin ma proamerikan të botës:
2015 — Ministria e Arsimit nuk pranoi me ma nostrifiku doktoratën pa i nostrifiku së pari diplomat e mahershme. Me këtë kushtëzim, shteti vetëm më vonoi e më harxhoi pa nevojë.
2016 — Mbas gati nji viti vonesë, Ministria e Arsimit ma zhvleftësoi doktoratën amerikane tue ma njoftë si master. Ministria nuk e ka arsyetu asnjiherë vendimin e vet, dhe ka vendosë kundër udhëzimeve t’autoriteteve amerikane, që cekin shprehimisht vlerën e diplomës sime: doktoratë, e barazvlefshme me PhD në fushat tjera, ose gradë e nivelit ma të naltë të sistemit kosovar.
2016 — Universiteti i Prishtinës nuk më la me hy në provim pranues të programit të doktoratës sepse nuk e kisha kry modulin ndërkombëtar të fakultetit juridik. Më thanë se Ministria e Arsimit nuk i lejonte me shmangë këtë kusht. Kushti përjashton thujse të gjithë ata që nuk kanë studiu në Kosovë, dhe e shkel Konventën e Lisbonës për Njohjen e Diplomave, e cila kërkon me i akomodu dallimet mes programeve të studimit. (Me UP-në kam edhe lidhje shpirtnore: jam rritë mes studentave që kanë mbajtë mësim në shtëpinë time për plot pesë vjet, mbasi pushtuesi sërb i ka dëbu prej kampusit.)
2017 — Në fillim të vitit, humba disa raste punësimi në fushën akademike për shkak të vendimit të Ministrisë së Arsimit.
2017 — Kah vera, Ministria e Arsimit ma refuzoi ankesën ndaj vendimit për diplomën, sërish mbas gati nji viti vonesë. Refuzimi shabllon as i cek faktet siç janë, as jep arsyetim të ligjshëm. Mbas kësaj, e padita Ministrinë. Landa po pret me u shqyrtu në gjykatë.
2018 — Ministria e Drejtësisë ma refuzoi kërkesën me hy në provim të jurisprudencës me arsyetimin e çuditshëm se nuk e kam dëshmu shkollimin tim, ani pse i kam dorëzu të gjithë letrat me rregull. Unë u ankova simbas ligjit ndaj këtij vendimi të padrejtë.
2019 — Sot kaloi afati për shqyrtimin e ankesës sime rreth provimit të jurisprudencës, dhe ministri nuk më ktheu përgjigje. Ankesën tani po e ndaj me ju këtu. Jam mundu me e shkru shkurt e shqip, ndonëse në dialektin e letrave të shtetit.
Këto janë veç disa prej padrejtësive që i kam përjetu prej se jam kthy nga mërgimi tri vjet ma parë. Por unë nuk e kam ndërmend me u largu prej vendit tem, ani pse n’Amerikë jam avokat i licensuem. Kam me vazhdu me luftu për të drejtat dhe idealet mia.
Dardania asht shum e shtrejtë me ua lanë në dorë atyne që as dojnë e as dijnë me i shërby.

Ja edhe dokumentet e tij:

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?