Shtyhet gjykimin ndaj ministrit nga Ferizaj – Gjykata nuk e gjen adresën për t`ia dërguar ftesën

Shtyhet gjykimin ndaj ministrit nga Ferizaj – Gjykata nuk e gjen adresën për t`ia dërguar ftesën

Një gjykatë në Kosovë s’ia ka gjetur adresën njeriut kryesor të Policisë. Për këtë arsye nuk është mbajtur një seancë gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar kundër Ministrit të Brendshëm, Ekrem Mustafa. Ky i fundit ka konfirmuar se s’ka pranuar ftesë. Në Gjykatën e Ferizajt kanë thënë se kanë kërkuar ndihmën e policisë për […]

Një gjykatë në Kosovë s’ia ka gjetur adresën njeriut kryesor të Policisë. Për këtë arsye nuk është mbajtur një seancë gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar kundër Ministrit të Brendshëm, Ekrem Mustafa. Ky i fundit ka konfirmuar se s’ka pranuar ftesë.

Në Gjykatën e Ferizajt kanë thënë se kanë kërkuar ndihmën e policisë për t’ia gjetur adresën Ministrit me aktakuzë

Ekrem Mustafa, Ministër i Punëve të Brendshme, nuk e ka humbur asnjë ditë të dhjetorit nëpër gjykatat e Kosovës.

Edhe pse ishte paraparë që një seancë të mbahej në muajin e fundit të vitit të kaluar, Gjykata Themelore e Ferizajt s’ia ka gjetur adresën Ministrit të ri të Punëve të Brendshme i cili akuzohet se nga pakujdesia ka rrezikuar trafikun publik dhe jetën e njerëzve, në një aksident trafiku që kishte ndodhur para 32 muajsh.

Ministri i Brendshëm ka thënë se ka pritur që të paraqitej në gjykatë por nuk i kishte ardhur ftesa.

“S’kam pasur ftesë hiç, kam prit që po e marr ftesën s’më ka ardhë”, ka thënë Mustafa, të shtunën për Express.

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj kanë thënë se kanë pasur problem t’ia gjejnë adresën e re të vendbanimit njeriut që udhëheq me punët e brendshme të Kosovës.

“Ka kërkesë për verifikim të vendbanimit pasi duhet zyrtarisht me kërku adresën e vendbanimit. Ministri e ka ndryshu vendbanimin, por zyrtarisht duhesh me ju drejtu policisë me siguru adresën e saktë”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Ekrem Mustafa ka deklaruar se i është i pafajshëm dhe sipas tij një pjesë e ekspertizës së këtij aksidenti i është montuar.

Express ka shkruar para dy muajsh, se Ministri i ri i Punëve të Brendshme ka një aktakuzë, e cila e ngarkon Shefin e MPB-së se nga pakujdesia ka rrezikuar trafikun publik dhe jetën e njerëzve në një aksident të vitit 2014.

Rasti kishte ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, konkretisht në fshatin Prelez.

Lëndime trupore të rënda sipas aktakuzës kanë pësuar dy persona, ndërsa një tjetër lëndime më të lehta. Po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale të veturave të përfshira në aksident.

Atëkohë, Mustafa kishte thënë se s’është fajtor.

Sidoqoftë, Qeveria Haradinaj ka numrin më të madh të ministrave me aktakuza.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?