Shqiptari vrau të bijën dhe e varrosi në oborr, ngase ajo donte të dilte mbrëmjeve

Shqiptari vrau të bijën dhe e varrosi në oborr, ngase ajo donte të dilte mbrëmjeve

Flet për herë të parë Aleko Petro, 52 vjeçari shqiptar që vrau të bijën 29 vjeçe natën e 2 janarit. I penduar për vrasjen e vajzës Anxhelina Petro, 52 vjeçari ka treguar dhe momentet e fundit para se ai ta godiste në kokë duke e lënë të vdekur. Aleko Petro ka folur për median greke […]

Flet për herë të parë Aleko Petro, 52 vjeçari shqiptar që vrau të bijën 29 vjeçe natën e 2 janarit.
I penduar për vrasjen e vajzës Anxhelina Petro, 52 vjeçari ka treguar dhe momentet e fundit para se ai ta godiste në kokë duke e lënë të vdekur. Aleko Petro ka folur për median greke Tv Open.

“Erdhi në shtëpi rreth orës 11:00 deri në orën 12:00 kaluam shumë mirë, e doja shumë, kujdesesha shumë për vajzën time. Kishte ikur nga shtëpia një ditë dhe nuk dija asnjë gjë se ku ndodhej. Nuk e kam goditur kurrë, edhe pse thonë të kundërtën kjo nuk është e vërtetë. Hëngrëm, biseduam, normalisht…Nuk i përgjigjej askujt në telefon…Nuk e di përse…dhe kërkoja të dija të vërtetën sepse shqetësohesha si baba, nga meraku e bëja këtë gjë. Më mirë të vdisja unë….Në të vërtetë nuk e di sesi ndodhi. Pas orës 8:00 i ra telefoni: Jam tek babai i tha. Pak më vonë ra një tjetër telefon. I kërkuan që të dilte. Debatuam…Ajo më thoshte, unë do të bëj çfarë të dua. Nuk dua të dëgjoj asnjë .Unë i thashë, përse sillesh kështu…dhe i them në rregull, bëj një hap pas që të qetësohet ajo. Jam penduar shumë nuk doja që ta vrisja, sinqerisht. Nuk jam i dhunshëm,nuk ushtroj dhunë ndaj askujt. Më shumë flas, kërkoj falje, dhe nuk doja të bëjë këtë gjë”.

Në lidhje me të dashurin e Anxhelinës, një djalë me origjinë nga Afganistani, vetë Aleko petro nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, kjo duke patur parasysh se në median greke motivi I vrasjes së 29 vjeçares ka qenë dhe pikërisht sherri mes babë e bije për të dashurin e kësaj të fundit.

“Donte të ikte vetë, ishte zgjedhja e saj. I thashë po, je e rritur, je në punë, ke marrë jetën tënde në dorë. Të gjesh ndonjë djalë të mirë që të gëzohem dhe unë si baba”.

Anxhelina Petro vdiq më 2 janar dhe u gropos nga duart e vrasësit të tij, të atit, në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit. I dashuri I 29 vjeçares, një 30 vjeçar afgan, u shpreh në polici se prej kohësh bashkëjetonte me Anxhelinën dhe se shpesh ajo bënte sherr me të atin për lidhjen që kishte.

Vajza shqiptare punonte si kamariere në një local në Korfuz dhe natën e 2 janarit ajo nuk kishte shkuar në punë. Ka qenë I dashuri I shqiptares që është merakosur, e teksa policia ka shkuar në shtëpinë e të atit të saj, ka zbuluar më tutje trupin e 29 vjeçares të varrosur në oborr. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?