Shqiptarët gati vriten ndërmjet vete për shkak të kokainës

Shqiptarët gati vriten ndërmjet vete për shkak të kokainës

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve në Venecia të Italisë, pasi qëlluan me armë për të vrarë një 25 vjeçar po me origjinë shqiptare. I riu u qëllua me një plumb në barkë dhe të bindur se ai kishte ndërruar jetë, shqiptarët e kanë hedhur atë në lumë. Por, i riu siç shkruan […]

I riu u qëllua me një plumb në barkë dhe të bindur se ai kishte ndërruar jetë, shqiptarët e kanë hedhur atë në lumë. Por, i riu siç shkruan “Il Giornale”, ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmë.

Në pranga përfunduan Lefter Disha, 46 vjeç, dhe Armiol Gjoka, 32 vjeç, të akuzuar për vrasjen në tentativë të 25 vjeçarit me iniciale D.E, i cili gjendet ende në spitalin San Dona. Gjykata ka vërtetuar arrestimin e tyre, duke lënë prapa hekurave dy shqiptarët.

Sipas hetimeve paraprake, dy shqiptarët kishin lënë takim me 25 vjeçarin natën e 1 janarit rreth orës 22:30.

Ata akuzuan të riun për vjedhje të kokainës së tyre, por 25 vjeçari ka mohuar përgjegjësinë për incidentin. Por, kjo nuk i bindi ata dhe më pas e morën atë me një makinë tip “Jaguar”, duke e çuar në një shtëpi private duke vazhduar me pyetje të “drejtpërdrejta”.

Këtu, djali është kërcënuar në mënyrë të përsëritur nga torturuesit e tij. Pasi u qëllua me armë në pjesën e këmbës nga Gjoka, 25 vjeçar u ngarkua në makinë dhe u hodhi pranë lumit.

Aty u bë edhe tentativa e fundit për të zbuluar të vërtetën e kokainës. I riu u qëllua me armë në pjesën e barkut dhe hodh në ujërat e lumit.  Duke menduar se kishin mbyllur përgjithmonë hesapet me të, dy autorët u larguan me shpejtësi, por gabuan!

I riu arriti të kapej pas një shkurreje dhe të dilte në breg duke kërkuar ndihmë. Fal detajeve, policia arriti të identifikojë përgjegjësit.

Policia ka sekuestruar edhe rrobat e tyre për të gjetur gjurmë baruti si dhe është sekuestruar makina që rrëmbeu të riun.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?