Shqiptarët dhe serbët: Epika e përbashkët

Këngët epike të Ballkanit shpesh kanë qenë çelës i ndërtimit të ideve kontraverse nacionaliste. Por në fakt, ata këndojnë histori të përbashkëta Artikulli është përkthyer nga Periskopi Marjola Rukaj Për çka flet studimi juaj më i fundit? Pika nisëse është kundërshtia shumëvjeçare mes shqiptarëve dhe jugosllavëve mbi autorësinë e këngëve epike kreshnike. Kam provuar të […]
Artikulli është përkthyer nga Periskopi
Marjola Rukaj
Për çka flet studimi juaj më i fundit?
Pika nisëse është kundërshtia shumëvjeçare mes shqiptarëve dhe jugosllavëve mbi autorësinë e këngëve epike kreshnike. Kam provuar të analizojë rrënjët e saj politike, sociale dhe kulturore. Këto fenomene janë shumë me rëndësi për të kuptuar formimin e kombeve moderne në Ballkan dhe në Evropën Qendrore e Lindore, dhe tranzicionin nga komunikimi ndërpersonal gojor në komunikimin e shkruar, të shtypur dhe radio.
Një tranzicion i tillë përfshin ndryshime të mëdha sociale. Për më tepër, këto këngë janë kyqe në fazën kur grupet etnike apo kombëtare inicojnë procesin që i çon ato drejt bërjes kombe moderne – për Ballkanin, ky proces nisi në fund të shekullit 18, por më së shumti karakterizon shekullin e 19, 20 dhe madje 21. Në këtë proces ne kemi kombëtarizimin e traditave lokale ose aspekte të kulturës spirituale dhe materiale në një nivel lokal dhe rajonal, dhe unifikimit të tyre.
Çka doni të thoni me kontraversalitetin mes shqiptarëve dhe jugosllavëve në këngët epike?
Ka të bëj me autorësinë. Çfarë më intereson sidoqoftë, është jo ajo se kush i këndoi këto këngë i pari, por çfarë ka ndodhur me këto këngë qëkur lahutat janë bërë ‘alete’ kombëtare, psh, lahuta shqiptare dhe gusla e sllavëve të jugut.
Në cilat rajone këndohet këto këngë epike?
Pjesë të veriut të Shqipërisë, Kosovë, dhe pjesa perëndimore e jugut të Sanxhakut. Falë teksteve shkollore dhe adaptimeve letrare për fëmijë nga Mitrush Kuteli dhe në filma e klipe në YouTube, kjo traditë nuk vazhdon më në Shqipëri në nivel lokal, por në nivel kombëtar. Muji dhe Halili nuk janë më heronj të këngëve në malet e zonës së Kelmendit, por janë bërë heronj kombëtar të shqiptarëve, shprehje e vitalitetit të kombit. Lahuta – apo gusla – është bërë simbol kombëtar, i integruar edhe në grupe të hip hopit si ai i Etno Engjujve.
Këto këngë janë zhvilluar në ditët kur tradita gojore dominoi, edhe më pas u mblodhën sipas kritereve të caktuara të kanonizimit dhe unifikimit, nacionalizimit dhe politizimit – veçanërisht në kontekstin e marrëdhënieve serbo-shqiptare në Kosovë në shekullin 20.
Çfarë ju frymëzoi të angazhoheni në këto çështje?
Gjithnjë kam qenë i interesuar në marrëdhëniet mes Serbëve dhe Shqiptarëve. Nisa të mendoja për këtë çështje kur e studiova filologjinë në Universitetin Eqrem Qabej në qytetin tim, Gjirokastër. Por fillova që të punoja përnjëmend në këtë çështje pas studimeve në Varshavë dhe pasi e mësova gjuhën serbe mirë. Për fat të keq, pak studiues shqiptarë e flasin serbishten, dhe anasjelltas, përveç disa gjeneratave të vjetra të akademikëve në Kosovë. Njohja e serbishtes më ka lejuar mua që të bëja hulumtime në zonën e Rugovës [Kosovë], Sanxhak dhe Mal të Zi.
Kur janë krijuar këto qarqe të këngëve epike?
Nuk ka një evidencë të qartë. Studiuesit serbë i lidhin ato me ngjarjet e Vojna Krahinës, në kufirin mes Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Habsburge. Studiuesit shqiptarë, në anën tjetër, besojnë që këto këngë janë më të moçme dhe që e pasqyrojnë konfliktimin mes proto-shqiptarëve dhe sllavëve.
Ajo që mund ta themi me siguri është se këto këngë rrëfejnë periudha të ndryshme, sepse reflektojnë realitetin e kohëve të tyre. Për shembull, disa këngë tregojnë për beteja që u bënë me armë të ftohta, mesjetare dhe jo me armë zjarri. Kjo i daton ato para shekullit 15, sepse e dimë që armët e zjarrit u përhapën në Ballkan pas shekullit 16.
Ku janë ngjashmëritë mes këngëve shqiptare dhe serbe?
Na vyen t’i grupojmë këngët serbe dhe shqiptare në një anë, dhe boshnjake e malazeze në tjetrën. Herojtë janë Muji dhe Halili. Në këngët serbe dhe shqiptare, Muji dhe Halili janë heronjtë kryesorë, ndërsa në ato boshnjake janë personazhe dytësore. Ajo që këto këngë kanë të përbashkët është që janë monofonike, të shoqëruara nga lahuta/gusla. Më pas, nga një pikëshikim formal, ka variacione rajonale.
Çka i prodhoi përbashkësitë?
Parimisht, afërsia gjeografike, por në librin tim të radhës do të provoj të tregoj që këto të përbashkëta rrjedhin nga një simbiozë e thellë madje trilinguale mes sllavëve dhe shqiptarëve në Ballkan gjatë rendit osman, i përshkruar shumë mirë nga Milan Sufflay që merret me Mesjetaren.
Jam i bindur që simbiozat mes shqiptarëve dhe sllavëve të jugut kanë vazhduar edhe gjatë rendit osman, por kategoritë e mëpastajme fetare – shqiptarët, boshnjakët dhe myslimanët malazezë kundër shqiptarëve, serbëve, malazezëve dhe boshnjakëve të krishterë.
Pika takuese e këtyre traditave ishte rajoni i Sanxhakut, ku Milman Parry dhe Albert Lordi gjetën këngëtarë shqiptarë e boshnjakë që i flisnin dy gjuhë, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Poashtu kam takuar këngëtarë që i flasin të dy gjuhët në verë të 2006-s.
A janë serbët dhe shqiptarët të vetëdijshëm për këto të përbashkëta?
Elitat kulturore janë të vetëdijshme për të përbashkëtat dhe për diferencat. Por shpesh këto aspekte janë të shtrembëruara shkaku i stereotipeve, situatave të caktuara politike, dhe mungesës së dijes lidhur me faktin që shqiptarët, serbët dhe studiuesit boshnjakë zakonisht nuk lexojnë gjuhën e atyre me të cilët debatojnë. Ka ndodhur që kam dëgjuar fjalime shkencore të mbushura me patos dhe transfigurime letrare, por me pak shkencë dhe argumente racionale. Sidomos po flas për shqiptarët.
Si u bënë këto vargje këngësh baza e formimit të identiteteve kombëtare?
Në rastin e serbëve si një grup etnik apo si një komb, mes betejës së Kosovës dhe fillimit të shekullit 19. Këngët duken si një burim historik, dhe prandaj u bënë baza e ideologjisë nacionale serbe. Këngët rreth Luftës së Kosovës kanë krijuar mitin motern të serbëve të Kosovës që prej shekullit 19. Mes shekullit 19 dhe 20, këngët shiheshin si burim frymëzimi ndërsa serbët kërkonin të legjitimonin ambiciet territoriale në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri të Veriut.
Në anën tjetër, këngët e shqiptarëve u bënë pjesë e kulturës kombëtare shqiptare veç që nga 1930-a dhe deri pas Luftës së Dytë Botërore, në kontekstin e zhvillimeve në Kosovë. Studiuesit shqiptarë janë fokusuar kryesisht në luftëtarët kreshnikë dhe i kanë lidhur këto çështje me origjinën e shqiptarëve. Argumenti ishte i thjeshtë: këngët janë të moçme dhe shqiptare, që demonstron autoktonësinë e shqiptarëve në Ballkan.
Të dyja teoritë janë të bazuara në presupozimet që këngët janë pjesë e identitetit kulturor të kombit. E megjithatë, shumë çështje duhen adresuar: për shembull, në vargun e Vuk Karaxhiqit nuk ka asnjë këngë që përshkruan Betejën e Kosovës. Vargu i Kosovës përshkruan momentin para dhe pas betejës, por jo betejën në vetvete.
Ndërsa këngët shqiptare fokusohen në betejën si një përplasje mes Sulltan Muratit dhe Millosh Kopiliqit, këngët serbe i referohen historisë por nuk janë historike, siç theksohet nga shumë studiues serbë, të tilla si Hilarion Ruvarac, Miodrag Popoviq, dhe Ivan Colovic. Këngët shqiptare më së shumti flasin për tokën, se sa për betejat në emër të kombit, dhe kanë karakter lokal, megjithëse gjeografia e tyre është shumë e gjerë dhe nganjëherë e lidhin edhe Moskën me Beogradin.
Cila është etimologjia e fjalës kreshnik?
Ka disa teori mbi këtë çështje. Studues të shumtë serbë dhe jugosllavë kanë gjurmuar origjinën e termit Krajisnik, luftëtar nga krahina. Krahina nënkupton rajonin, në këtë rast që i referohet rajonit kufitar të territorit habsburgas, tash kufiri kroato-boshnjak. Shqiptarët, në anën tjetër, shpjegojnë fjalën me “kreshtën” [në majë], duke qenë se këta luftëtarë rridhnin nga zonat maloer. Në opinionin tim, shpjegimet shqiptare nuk janë korrekte.
Si nxirren relacionet serbo-shqiptare në këto këngë?
Nuk e di nëse mund të flasim për marrëdhëniet serboshqiptare në këngët epike deri në shekullin 19. Natyrisht, ato paraqiten më gjerësisht në histori, veçanërisht në Kosovë, por jo në legjenda. Këngët nuk e dinë parimin e kombit dhe prandaj nuk njohin as kombin shqiptar e as atë serb. Fjala “shqiptar” paraqitet për herë të parë në një koleksion të quajtur “Visaret e Kombit”, publikuar më 1937, ku kundërshtarët e kreshnikëve janë sllavët, shkiet.
Çka do të thotë shkie?
Ky term rrjedhohet nga fjala latine “sllavus” dhe nënkupton sllavike. Tash nënkuptohet nga shqiptarët për t’iu referuar me të keq serbëve.












