Shqetësuese! Kina urdhëroi ushtrinë e saj të bëhet gati për luftë

Kina ka urdhëruar ushtrinë e saj masive të përgatitet për luftë në vitin 2019, duke nxitur frikën e një konflikti global këtë vit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton gazetametro.net Kina i ka thënë ushtrisë së saj se duhet të jenë të përgatitur për një përplasje ushtarake. Paralajmërimi shqetësues u publikua në revistën e ushtrisë kineze. […]
Kina ka urdhëruar ushtrinë e saj masive të përgatitet për luftë në vitin 2019, duke nxitur frikën e një konflikti global këtë vit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton gazetametro.net
Kina i ka thënë ushtrisë së saj se duhet të jenë të përgatitur për një përplasje ushtarake. Paralajmërimi shqetësues u publikua në revistën e ushtrisë kineze.
Thotë: Përgatitjet për luftë janë puna fundamentale dhe fokusi i punës së ushtrisë sonë, dhe nuk duhet të lejojmë çarje në këtë fushë.
‘’Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha drejtimet dhe të forcojmë trupat’’, thuhet në shkrimin e gazetës.
Ndryshe, në adresimin e tij vjetor, presidenti Xi Jinping, paralajmëroi si opsion përdorimin e forcës, nëse e shohin të nevojshme, për ta bashkuar Tajvanin me Kinën. Gjithashtu, tensionet mes SHBA’së dhe këtij vendi janë rritur edhe më shumë kohëve të fundit. /Periskopi












