Shpërthejnë talljet me Labin në rrjete sociale pas deklaratës se do të rrit mjekrrën deri në liberalizim (Foto)

Këngëtari deputet në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri, pas dorëzimit të pasaportave, ka marrë edhe një vendim, si shenjë e solidarizimit me qytetarët për mos liberalizimin e vizave. Pasi që kishte premtuar se nuk do të udhëtonte jashtë shtetit, Tahiri ka postuar një ‘story’ në Instagram, përmes së cilës ka treguar se nuk do t’i […]
Këngëtari deputet në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri, pas dorëzimit të pasaportave, ka marrë edhe një vendim, si shenjë e solidarizimit me qytetarët për mos liberalizimin e vizave.
Pasi që kishte premtuar se nuk do të udhëtonte jashtë shtetit, Tahiri ka postuar një ‘story’ në Instagram, përmes së cilës ka treguar se nuk do t’i pres flokët dhe mjekrën deri sa të hiqen vizat për kosovarët.
“Me mjekërr dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, ka shkruar Labi mbi foton e tij.
Ditë më parë, Labi mori pjesë në protestën e studentëve në Prishtinë për të kërkuar heqjen e vizave, nga ku dha premtimin që do ta dorëzojë edhe pasaportën e Shqipërisë.
Por kjo deklarata e fundit e tij për mjekrën, nxiti talljet në grupe të ndryshme nëpër rrjete sociale. Më poshtë vetëm një ndër fotografitë që po qarkullon nëpër Facebook:













