Shpend Ahmeti thotë se nuk po e kupton pse LDK dhe VV nuk po kyçen në dialog

Shpend Ahmeti thotë se nuk po e kupton pse LDK dhe VV nuk po kyçen në dialog

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator për bisedime me Serbinë, Shpend Ahmeti, tha se shkuarja në Bruksel më 8 janar ka për qëllim dakordimin e hapave të radhës drejt arritjes së marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës. “Ka mbetur që të caktohet saktë agjenda megjithatë do të takohemi me ekipin i cili lehtëson dialogun për të diskutuar […]

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator për bisedime me Serbinë, Shpend Ahmeti, tha se shkuarja në Bruksel më 8 janar ka për qëllim dakordimin e hapave të radhës drejt arritjes së marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ka mbetur që të caktohet saktë agjenda megjithatë do të takohemi me ekipin i cili lehtëson dialogun për të diskutuar mbi procesin që tashmë e kemi dakorduar ne si Kosovës dhe për dakoraduar hapat e radhës që priten të ndodhin pra me intensifikimin në dialogun Kosovës Serbi, me tentimin që të arrijmë një marrëveshje”, tha Ahmeti në një intervistë në RTV21.

Ai tha se tashmë ekipi negociator ka marrë të gjithë dokumentacionin nga kryeministri dhe Presidenti vendit dhe se janë duke e përgatitur platformën që duhet të shkojë në Kuvend jo më larg së 15 janar.

“Parimet e platformës janë pak a shumë të qarta nuk mund të dalim jashtë kornizave të kushtetutës të Kosovës por mund të shprehim se çfarë synime mund të arrihen nga ky dialog. E ajo është njohja e ndërsjellët natyrisht. Mendoj që nuk kemi mandate të dalim jashtë kushtetutës, sepse ajo na paraqet kornizat se brenda cilave mund të negociojmë. Përveç të zhdukurve, dëmet e luftës, çështjet e pronave çështjet e kishës dhe trashëgimisë kulturore, të drejtat e pakicave në të dyja shtetet dhe reciprociteti”, tha kryetari I PSD-së.

Ai tutje shtoi se pa LDK dhe VV-së nuk mund të ratifikohet marrëveshja me Serbinë.

“Mendoj që nuk është mirë që të mos i kemi 2/3 e votave që të ratifikohet dhe mendoj se patjetër duhet të kyçen në këtë proces. Qasja refuzues në këtë proces si ka hije asnjë partie, sepse për çfarë kanë hi në politikë tani, sepse po flitet për Kosovën jo për pronë dhe është dialog që flitet për të ardhmen. Derisa po kyçen të gjithë faktorët ndërkombëtarë e këta të Kosovës thonë jo, unë me të vërtetë nuk i kuptoj”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se LDK dhe VV nuk po i kupton sepse në njërën “anë dërgojnë letër Mogerhinit që të kyçen në dialog, në njërën anë nuk dëshirojnë”, raporton Kallxo.com. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?