Shkolla “Elena Gjika” del kundër vendimit të SBASHK-ut, nuk përkrahë grevën që lë nxënësit pa mësim

Shkolla “Elena Gjika” del kundër vendimit të SBASHK-ut, nuk përkrahë grevën që lë nxënësit pa mësim

Nesër pritet të fillojë greva e përgjithshme në arsim, sipas vendimit të SBASHK-ut, por në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë do të mbahet mësim i rregullt. Stafi i kësaj shkolle ka dalë me një qëndrim përmes së cilit mbështetë mësimdhënësit, por grevën nuk e cilëson si mjetin e duhur. “Shkolla jonë mbështetë kërkesat e […]

Nesër pritet të fillojë greva e përgjithshme në arsim, sipas vendimit të SBASHK-ut, por në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë do të mbahet mësim i rregullt.

Stafi i kësaj shkolle ka dalë me një qëndrim përmes së cilit mbështetë mësimdhënësit, por grevën nuk e cilëson si mjetin e duhur.

“Shkolla jonë mbështetë kërkesat e mësimdhënësve që të ngritet koeficienti i pagës dhe të jetë i dinjitetshëm, të jetësohet statusi i mësimdhënësve të viteve 90- ta, por duke gjetur forma të tjera të grevës pa e dëmtuar procesin mësimor. Arsimi duhet të jetë prioritet i prioriteteve dhe të shpallet interes nacional”, thuhet në njoftim.

Këtë qëndrim e ka përkrahur edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës, kryetari i të cilit Ymret Reshiti ka bërë thirrje që edhe shkollat tjera ta ndjekin këtë shembull.

“Keni dhënë shembull se si vlerësohet interesi i përgjithshëm para interesit personal. Ju mbështesim fuqishëm në të drejtën tuaj për ngritjen e pagave përmes dialogut social. Ju na bëtë krenar të gjithëve me aktin tuaj. Ftojmë mësimdhënësit e shkollave të ndjekin shembullin e shkollës “Elena Gjika” dhe të fillojnë procesin mësimor”, shkruan Reshiti në Facebook.

Ndryshe, vendimi i SBASHK-ut për grevë ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë së koeficientit të pagave për mësimdhënësit.

Kundër grevës ka dalë edhe ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi dhe Këshilli i Prindërve, të cilët kanë deklaruar se greva do të dëmtojë fëmijët.

Sipas tyre, kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale, pa dëmtuar nxënësit. /KosovaPress/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?