Shkarkohet nga detyra edhe drejtori i Intensives në QKUK, shkak rasti i Avni Hysenit

Shkarkohet nga detyra edhe drejtori i Intensives në QKUK, shkak rasti i Avni Hysenit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka marrë edhe një vendim tjetër në rastin e vdekjes së Avni Hysenit pas rrëfimit në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit  të Adnan Hysenit. Pas suspendimit të infermierës, ky institucion ka shkarkuar nga detyra e shefit të mjekimit Intensiv, Naim Kuçin. Pas rrëfimit të Adnan Hysenit, vëllaut të Avni […]

Pas rrëfimit të Adnan Hysenit, vëllaut të Avni Hysenit, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës  ka marrë edhe një tjetër vendim. Është shkarkuar  nga detyra shef i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, Naim Kuçi. Ai do të kthehet në pozitën si Mjek Specialist në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv.

Adnan Hyseni, në rrëfim e tij në Debat Plus kishte akuzuar Naim Kuçin se nuk i kishte treguar me kohë për vdekjen e vëllaut, dhe se ai e kishte kuptuar rastësisht atë.

“Kam hyrë në korridor dhe e kam takuar doktor Naim Kuçin. Ishte para derës ku ishte i shtrirë vëllai im. I kam thënë doktor me ka porositur doktor Halil Krasniqi, a ka mundësi me kontrollua këto parametra. Para se me shkua unë, në ato momente vëllai e ka pas ritmin e zemrës 17. Më ka thënë se është krejt në rregull, parametrat ndryshojnë, dhe tash i ka mirë”.

“…Jam kthyer mbrapa me frikën se mos po i pengoj. I thashë doktor të lutem më kupto se erdha dy herë. Tha urdhëro Adnan. I thashë si i ka parametrat. Më tha keq. I thashë a është gjallë. Tha më vjen keq. I thashë dua ta shohë. Më tha mundesh…Kur kam hyrë brenda të shoh vëllain, ai ishte bërë gati për t’u futur në qese”, ka rrëfyer Adnan Hyseni në RTV Dukagjini.

Shef i ri i Mjekimi Intenziv Qendror, me vendim të drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, është caktuar Shaqir Uka, që është Mjek Specialist në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv.

Një ditë më parë, SHSKUK-ja  kishte marrë vendim që të suspendohet nga puna edhe infermierja me iniciale M.O e cila i kishte kërkuar Adnan Hysenit 48 euro për barna të cilat kushtojnë vetëm 5 euro.

Familja Hyseni, pas vdekjes së Avni Hysenit, ka ngritur padi ndaj Spitalit Rajonal të Pejes, QKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?