Shifra alarmante të dhunës në familje gjatë 2018-ës

Shifra alarmante të dhunës në familje gjatë 2018-ës

Shtëpia si koncept, si një vend që asocion me sigurinë, qetësinë dhe ngrohtësinë që do të duhej të gjente secili. Por, për shumë gra në Kosovë, një gjë e tillë nuk ekziston. Në shtëpinë e tyre e që shpesh nuk e ndiejnë si të tyren, përjetojnë dhunë në forma të ndryshme. Rrahje, torturë psikologjike e […]

Shtëpia si koncept, si një vend që asocion me sigurinë, qetësinë dhe ngrohtësinë që do të duhej të gjente secili.

Por, për shumë gra në Kosovë, një gjë e tillë nuk ekziston.

Në shtëpinë e tyre e që shpesh nuk e ndiejnë si të tyren, përjetojnë dhunë në forma të ndryshme.

Rrahje, torturë psikologjike e kërcënime i ndjekin gjithë jetën bashkëshortore.

Krejt këto, i përjetoi në familjen e saj, por që nuk iu ndalën as pas martesës te familja e burrit. Veç bashkëshortit, kjo viktimë dhunë të vazhdueshme ka pësuar edhe nga vjehrra. Rrahjet e tortura filluan që nga viti 2010, pak pasi u martua. Për këtë shkak, ajo u detyrua të ikte nga shtëpia e burrit dhe të shkojë në strehimore. Por, kur e kuptoi që ishte shtatzënë, ajo u bind t’i kthehej sërish bashkëshortit.

Por dhunën ndaj kësaj viktime, që rrëfehet për KTV-në, nuk e harroi bashkëshorti edhe pas kthimit nga strehimorja. Viktimë e dhunës së tij u bënë edhe fëmijët, të cilët mbetën të jetojnë te babai, pasi nëna u largua sërish nga shtëpia.

Kjo viktimë është vetëm një ndër 1500 rastet e tjera të dhunës në familje. Sipas statistikave të policisë së Kosovës, numri i viktimave të dhunës gjatë këtij viti që po e lëmë që janë raportuar ka shënuar rritje. Në shumicën prej këtyre viktimave, në vazhdimësi është ushtruar dhunë, por që kanë mbetur të izoluara brenda katër mureve të shtëpive

Në policinë e Kosovës, thonë se nga këto lëndë, 1120 janë dërguar kallëzime penale në prokurori.

Ndërsa, 400 persona janë arrestuar.

Por, viktimat që pësuan dhunë në familje e të cilat i raportuan rastet, nuk është se gjetën ndihmën e policisë çdo herë.

Valbona Marku – Nrecaj e kishte denoncuar ish-bashkëshortin e saj Pjetër Nrecaj në polici pasi për 16 vjet e kishte duruar torturën që i ishte shkaktuar. Por policia nuk e kishte mbrojtur atë. Ai kishte qëndruar prapa grilave vetëm për një kohë të shkurt. Për pasoi dhe neglizhencë të policia menjëherë pas lirimit nga burgu kreu vrasjen e dyfishtë të Valbonës dhe vajzës së tij vetëm pse ajo nuk kishte pranuar t’i kthehet atij

Pasi e pranoi fajësinë, Gjykata Themelore në Gjakovë Nrecajn e dënoi me 24 vjet burgim për vrasje të dyfishtë.

Pas ankesës së mbrojtjes ndaj këtij aktgjykimi bërë në Gjykatën e Apelit, kësaj të fundit i mbetet ta bëjë të potë fuqishëm aktgjykimin ose ta rrëzojë atë.

Tetë raste të dhunës në familje kanë përfunduar me vrasje brenda këtij viti.

Kjo dhunë e burrave ndaj grave, nxiti kundërshtim dhe protesta nga shoqëria civile kryesisht të organizuara nga lëvizje për të drejta të grave dhe barazi gjinore./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?