Shefi i ujësjellësit i Prishtinës tregon se kur do të rregullohet uji në shesh

Shefi i ‘Ujësjellësit Prishtina’ Ilir Abdullahu ka dalur në terren bashkë me ekipin teknik, dhe lajmëron për Gazeta Metro, se prishjet do të sanohen rreth orës 22:00, kur edhe vjen uji për qytetarët në qendër të Prishtinës. Rreth orës 16:00 ka pëlcit një gyp i ujësjellësit me diametër 200 milimetër në sheshin “Nëna Tereza”. Kjo […]
Shefi i ‘Ujësjellësit Prishtina’ Ilir Abdullahu ka dalur në terren bashkë me ekipin teknik, dhe lajmëron për Gazeta Metro, se prishjet do të sanohen rreth orës 22:00, kur edhe vjen uji për qytetarët në qendër të Prishtinës.
Rreth orës 16:00 ka pëlcit një gyp i ujësjellësit me diametër 200 milimetër në sheshin “Nëna Tereza”. Kjo i nxjeri punë punëtorëve dhe Drejtorit Ilir Abdullahu, të cilët reagun për të sanuar prishjet
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të Ujësjellësit janë duke punuar në sanimin e tubit transportues me diametër Fi 200 mm ne Sheshin ‘Nëne Tereza’ në Prishtinë, në mënyre që të iu rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm konsumatorëve të ndërtesave kolektive në Shesh”, ka thënë Abdullahu për gazetametro.net
Ai ka treguar se po punohet me kujdes të shtuar që të mos vije deri te ndonjë dëmtim i infrastrukturave të tjera, siç janë, energjia elektrike dhe rrjeti i Poste Telekomit të Kosovës.
“Gjithçka besoj se do të jetë në rregull pas urës 22:00, kur edhe do të ketë ujë për të gjithë qytetarët në qendër të Prishtinës”, ka thënë Abdullahu.
Reagimi i shpejtë i stafit të ujësjellësit është për tu komplimentuar edhe pse moti i ftohët dhe temperaturat e ulëta vështirësojnë edhe më tej riparimet dhe sanimin e problemit. /Periskopi













