Shefi i Bankës Qëndore Amerikane: Nuk dorëhiqem nëse ma kërkon Trumpi

Kreu i Bankës Qendrore Amerikane (FED), Jerome Powell theksoi sot se nuk do të japë dorëheqjen nëse i kërkon presidenti Donald Trump. “Jo”, deklaroi pa hezituar Jerome Powell kur u pyet nëse do të jepte dorëheqje nëse presidenti i SHBA-së ia kërkonte. Powell ka qenë objekt i shumë sulmeve nga ana e Donald Trumpit, i […]
Kreu i Bankës Qendrore Amerikane (FED), Jerome Powell theksoi sot se nuk do të japë dorëheqjen nëse i kërkon presidenti Donald Trump.
“Jo”, deklaroi pa hezituar Jerome Powell kur u pyet nëse do të jepte dorëheqje nëse presidenti i SHBA-së ia kërkonte.
Powell ka qenë objekt i shumë sulmeve nga ana e Donald Trumpit, i cili e kritikonte për rritjen e normave të interesit të vendosur nga ana e FED-it.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e sheh këtë ndryshim monetar si një gabim që rrezikon të shkatërrojë politikën e tij ekonomike, një mendim që ndahet nga shumë investitorë dhe ekonomistë.












