SHBA paralajmëron: Irani po planifikon lëshimin e tre raketave, janë balistike

SHBA paralajmëron: Irani po planifikon lëshimin e tre raketave, janë balistike

Shtetet e Bashkuara i bënë një paralajmërim Iranit të enjten kundër lëshimit të planifikuar të tre raketave, veprim që do të shkelte një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me aktivitetin për raketat balistike. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Irani i ka bërë të njohura planet për të nisur […]

Shtetet e Bashkuara i bënë një paralajmërim Iranit të enjten kundër lëshimit të planifikuar të tre raketave, veprim që do të shkelte një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me aktivitetin për raketat balistike.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Irani i ka bërë të njohura planet për të nisur në muajt e ardhshëm tre raketa, të cilat i quan “Mjete Hapësinore”, raketa që sipas tij janë të ndërtuara me teknologji balistike.

Shtetet e Bashkuara nuk do të rrinë të shohin iranianët dhe politikat shkatërruese të regjimit, ndërsa vënë në rrezik stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare. E këshillojmë regjimin Iranian të rishikojë këto provokime dhe të ndalë të gjitha aktivitetet që lidhen me raketat balistike, në mënyrë që të shmanget izolimi i thellë ekonomik dhe diplomatik”, tha Mike Pompeo.

Sipas zotit Pompeo lëshimi i këtyre raketave do të shkelte rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila mbështet marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore. Në muajin maj Presidenti Donald Trump vendosi të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Sipas sekretarit amerikan të Shtetit, që nga koha kur është miratuar rezoluta e Kombeve të Bashkuara, Irani ka lëshuar një numër raketash balistike. Teherani thotë se programi i tij hapësinor është paqësor, por ekspertët perëndimorë dyshojnë se kjo mund të jetë një mbulesë për prodhimin e raketave me teknologji luftarake.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?