Serbia po e shqyrton përfshirjen e Rusisë në dialog: Nuk ka zgjidhje të afërt me Kosovën

Serbia po e shqyrton përfshirjen e Rusisë në dialog: Nuk ka zgjidhje të afërt me Kosovën

Presidenti i i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se pa përfshirjen e Rusisë nuk do të ketë zgjidhje të çështjes së Kosovës. Ai ka treguar se janë duke e shqyrtuar mundësinë e përfshirjes së Rusisë në formatin e dialogut të Brukselit. Gjithashtu ai ka përsëritur faktin se nuk beson që do të ketë zgjidhje të […]

Gjithashtu ai ka përsëritur faktin se nuk beson që do të ketë zgjidhje të çështjes Kosovë-Serbi brenda një kohe të shkurtër.

“Ne po bisedojmë gjatë gjithë kohës për të gjetur një zgjidhje. Të gjithëve do t’iu pëlqente që të themi se jemi afër zgjidhjes, por unë jam një person i sinqertë dhe nuk jam optimist, dhe unë jam duke folur në lidhje me zgjidhje. Ne shpresojmë në të, megjithatë nuk besoj se një gjë e tillë mund të arrihet shumë shpejt”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve.

“Pa Rusinë nuk do të ketë zgjidhje”, ka shtuar tutje Vuçiq.

Ndër të tjera ai ka thënë se është duke u shqyrtuar një format i dialogut në të cilin do të përfshihet edhe Rusia.

“Para se te arrijmë ndonjë zgjidhje do të konsultohem gjithmonë me Putinin”, ka shtuar ndër të tjera Vuçiq.

Ndërkohë Putin ka thënë se qëndrimi i Rusisë karshi çështjes së Kosovës nuk ka ndryshuar.

Ai ka thënë se vendimi për vendosjen e taksës dhe krijimi i Ushtrisë, kanë qenë dy vendime të cilat e kanë tensionuar situatën në rajonin e Ballkanit.

“Rusia ndanë shqetësimin me qytetarët e Serbisë, se këto lëvizje mund të qojnë ne de stabilizim të Ballkanit”, ka thënë Putin.

Ai ka thënë se shteti Rus është i interesuar për një Ballkan të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Këto deklarime të Vuçiq dhe Putin, vijnë pas interesimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një kompromisi që do të qonte në marrëveshje finale.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?