Serbët të interesuar të bëhen ushtarë të FSK’së

Serbët të interesuar të bëhen ushtarë të FSK’së

Ani pse një numër i madh i tyre u larguan vitin që shkoi, interesimi i serbëve për të shërbyer në institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës është mjaft i madh. Për vetëm 70 vende të punës në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e FSK-së, janë lajmëruar rreth 300 pjesëtarë të komunitetit serb. […]

Ani pse një numër i madh i tyre u larguan vitin që shkoi, interesimi i serbëve për të shërbyer në institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës është mjaft i madh. Për vetëm 70 vende të punës në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e FSK-së, janë lajmëruar rreth 300 pjesëtarë të komunitetit serb.

Institucionet janë të vendosura që edhe Forca e re të jetë shumë-etnike dhe në interes të të gjithë qyetarëve të Kosovës.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjës, në një intervistë për KosovaPress flet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Ai thotë që kapacitetet aktuale Forca do t’i bartë në mandantin e ri, dhe do të zhvillojë të tjera që janë të nevojshme për Forcën e re.

I pyetur për pjestarët serb të cilët nga presioni i Beogradit u larguan nga FSK, dhe plotësimin e vendeve vakume aty, Berisha ka treguar që ka mjaft interesim nga të tjerë serbë.

Ai ka bërë të ditur se në tre mujorin e parë të këtij viti do t’i plotësojnë ato vende të punës.

“Diku për 70 vende të punës janë lajmëruar afër 300 pjestarë komunitetit serb që janë të interesuar të jenë pjesë e strukturës sonë. Një pjesë e kërkesave janë te komandanti, mbi 200, tjerat janë te ne, kështu qënë tre mujorin e parë ne planifikojmë që t’i plotësojmë këto vende të punës me pjestarë të komunitetit serb. Jemi shumë të vendosur që kjo forcë të jetë shumë-etnike e cila do të jetë e përfaqësuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në interes te të gjithë qytetarëve”, thotë ai.

Berisha pret që një marrëveshje gjithpërshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, do të ndikonte edhe në integrimin e komunitetit serb në FSK dhe instituione të tjera.

Ai thekson që nuk kanë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti fqinj, dhe që njëjtë duhet të jenë edhe të tjerët ndaj Republikës së Kosovës.

“Me ndryshime kushtetuese do të ndryshohet vetëm emri, dhe do të kemi mbështetjen edhe të komunitetit serb, ndërsa mandanti, misioni, kompetencat, organizimi, të gjitha këto janë që përcaktohen me ligj. Ne brenda këtij afati 10 vjeçar nëse krijohet ndonjë ambient më i përshtatshem, pse jo ta ndryshojmë edhe emrin e FSK-së”… . të gjitha kompetencat, detyrat, organizimi, nuk ka asnjë dallim nga ushtritë e tjera, me miratimin e këtyre ligjeve po fillojmë që t’i ngrisim kapacitetet mbrojtëse, sepse ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj asnjë shteti fqinj, edhe presim që edhe te tjerët të kenë një casje të tillë”, thotë ai.

Berisha thotë se Forca do të veprojë në tërë territorin e Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, edhe me mandatin e ri do të veprojë në terë territorin e Kosovës, në momentin që të arrijmë t’i ngrisim ato kapacitetet e plota, atëherë veprimtaria e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jetë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thotë ai.

Për KosovaPress, Berisha tregon se në 120 ditëshin e parë parashihet që MFSK të trasformohet në Ministri të Mbrojtjes, por thekson që do të jetë një vit sfidues.

“Në 120 ditëshin e parë parashihet që Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës të transformohet në Ministri të Mbrojtjes, pastaj riorganizimi i Shtabit të Përgjithshëm dhe komandave siç janë komanda e forcës tokësore, komanda e trajnimit dhe doktrinës, komanda e logjistikës dhe garda nacionale. Është një vit mjaft sfidues, po ashtu edhe një prej sfidave tjera është edhe hartimi ose planifkimi në aspektin e dokumentacioneve të cilat do të mbështesin zhvillimin e kësaj force në dokumentacionet strategjike, operacionale, dhe taktike”, thotë ai.

Më 14 dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi pakon me tre projektligje që i hapin rrugë trasnfomimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. E më 28 dhjetor, presidenti i vendit nënshkroi dokumentet dhe procedurat përmbyllen me publikimin e tyre në gazetën zyrtare.

Transformimi i FSK-së po bëhet me ndryshime ligjore, meqë për ndryshime kushtetuese duhej edhe përkrahja e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, e këta të fundit vazhdojnë të kundërshtojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?