Rusia sërish ndërhynë në Ballkan, kërkon që çështja e emrit të Maqedonisë të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit

Rusia sërish ndërhynë në Ballkan, kërkon që çështja e emrit të Maqedonisë të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit

Rusia beson se ndryshimin i emrit të Republikës së Maqedonisë në këtë mënyrë nuk pasqyron vullnetin e popullit dhe se nuk mund të pranohet si një zgjidhje, njoftoi Ministria e Jashtme ruse në lidhje me votimin e ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë. Ministria e Jashtme ruse thotë se çështja e emrit të Republikës së […]

Rusia beson se ndryshimin i emrit të Republikës së Maqedonisë në këtë mënyrë nuk pasqyron vullnetin e popullit dhe se nuk mund të pranohet si një zgjidhje, njoftoi Ministria e Jashtme ruse në lidhje me votimin e ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë. Ministria e Jashtme ruse thotë se çështja e emrit të Republikës së Maqedonisë duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në përputhje me pikën 3 të rezolutës 845.

“Qëndrimi i Rusisë për çështjen e emrit mbetet i pandryshuar: Zgjidhje të qëndrueshme për emrin mund të ketë vetëm me mbështetje e gjerë të popullit dhe brenda suazave ligjore, pa ndërhyrjen dhe kushtëzime të jashtme. Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë në këtë mënyrë nuk reflekton vullnetin e popullit dhe nuk mund të pranohet si zgjidhje. Çështja e emrit të Republikës së Maqedonisë duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në përputhje me pikën 3 të rezolutës 845 të vitit 1993 “, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse.

Me Rezolutën 845 të 18 qershorit të vitit 1993, Këshilli i Sigurimit i bën thirrje ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Greqisë për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për mosëmarrëveshjet e tyre nën kujdesin e sekretarit të Përgjithshëm.

Ministria e Jashtme ruse thotë se ndryshimet kushtetuese janë një vazhdim i procesit të ndryshimit artificial të emrit të imponuara nga jashtë, me qëllim që Shkupi me forcë të futet në NATO.

“Qëndrimi i presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe mendimi i shumicës së populli që refuzon Marrëveshjen e Prespës janë injoruar”, thonë nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

Më 11 janar, Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës, duke përfshirë edhe amendamentin që ndryshon emrin nga Republika e Maqedonisë në Republikës e Maqedonisë së Veriut. Ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek./Alsat M
ALSAT

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?