Rusia e gatshme të bëjë kompromise për traktatin e armëve bërthamore, por kërkon ndihmën e Evropës

Rusia deklaroi sot se është e gatshme të bashkëpunojë me Uashingtonin për të ruajtur kontrollin mbi armët, por kërkon ndihmën e Evropës për të lehtësuar bisedimet. Tensioneve disamujore duket se do të ju vijë një fund, pasi që Rusia është shprehur e gatshme që të ruaj traktatin ndërkombëtarë për trajtimin e armëve bërthamore e njohur […]
Rusia deklaroi sot se është e gatshme të bashkëpunojë me Uashingtonin për të ruajtur kontrollin mbi armët, por kërkon ndihmën e Evropës për të lehtësuar bisedimet.
Tensioneve disamujore duket se do të ju vijë një fund, pasi që Rusia është shprehur e gatshme që të ruaj traktatin ndërkombëtarë për trajtimin e armëve bërthamore e njohur si INF (Intermediate-Range Nuclear Forces treaty) e cila ishte nënshkruar në vitin 1987 nga presidenti amerikan Ronald Reagan dhe lideri sovjetik Mikhail Gorbachev.
Presidenti aktual amerikan, Donald Trump, kishte premtuar të largohet nga ky traktat duke nxitur kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin që pati thënë se po që se kjo ndodh, Evropa do të ishte viktima e parë në garën për armët bërthamore.
Duke folur menjëherë pas disa takimeve që amerikanët dhe zyrtarët rusë patën në Gjenevë për këtë çështje, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska është e gatshme që bisedimet të vazhdonin.
“Ne jemi ende të gatshëm të punojmë për të ruajtur marrëveshjen INF”, tha kryediplomati rus.
Ai bëri thirrje shteteve evropiane që të ndihmojnë për të ndikuar te Uashingtoni, me arsyetimin se vendime të tilla nuk duhet lënë “në bisht të ShBA-ve”.
Muajin e kaluar, nga Uashingtoni ut ha që do të hiqnin dorë nga traktati për trajtimin e armëve bërthamore brenda 60 ditëve.
Kryenegociatori i Moskës në bisedimet në Gjenevë, zëvendësministri i punëve të jashtme Sergei Ryabkov, tha se negociatat e pozicionuan Rusinë në qendër të vëmendjes për shkak të sistemit të saj 9M729. Por ShBA-të nuk u pajtuan me këtë.
Lavrov anën tjetër, tha sot se Rusia gjatë bisedimeve në Gjenevë pati propozime konstruktive, për të i dhënë ShBA-së një ide mbi atë se çka përfshinte sistemi 9M729.
“Përkundër kësaj, përfaqësuesit e SHBA-së erdhën me një pozicion ultimatum duke kërkuar që të shkatërrohen raketat, dhe të gjitha armët nën monitorimin e amerikanëve”, tha Lavrov.
Përfaqësuesit amerikan anën tjetër kanë shpjeguar para mediave pse nuk pajtohen me propozimet ruse.
– ‘Ju jeni duke e shkelur traktatin e jo ne”, është një ndër përgjigjet e tyre karshi Rusisë.
Marrëveshja INF zgjidhet një krizë mbi raketat sovjetike bërthamore që synojnë kryeqytetet perëndimore, por nuk vënë kufizime për përdorimin e tyre ndaj aktorëve të tjerë të mëdhenj ushtarakë, si Kina. /Përktheu: Periskopi












