Rritet eksporti i produkteve kosovare, mbi 300 milionë euro në 2018-en (Video)

Rritet eksporti i produkteve kosovare, mbi 300 milionë euro në 2018-en (Video)

Edhe në vitin që lamë pas Kosova ka shënuar rritje të eksportit. Në krahasim me vitin 2017 që kishte 289 milionë euro eksport, gjatë vitit 2018 Kosova ka eksportuar mbi 300 milionë euro. Këto të dhëna tregojnë për rritje prej 4.2 përqind të eksportit. Kosova më së shumti eksporton metale, mbetje të metaleve dhe produkte […]

Edhe në vitin që lamë pas Kosova ka shënuar rritje të eksportit. Në krahasim me vitin 2017 që kishte 289 milionë euro eksport, gjatë vitit 2018 Kosova ka eksportuar mbi 300 milionë euro. Këto të dhëna tregojnë për rritje prej 4.2 përqind të eksportit.

Kosova më së shumti eksporton metale, mbetje të metaleve dhe produkte minerale. Vitet e fundit ka filluar eksportimi në masë të madhe edhe i pijeve; si alkoolike po ashtu dhe joalkoolike.Shtetet ku Kosova eksporton më së shumti vazhdojnë të jenë ato të rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Vitin e fundit, sipas Stavilecit Kosova ka filluar të eksportojë edhe produkte ushqimore.

Përveç Doganës, të dhëna për eksportin ka publikuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Shefi i divizionit të statistikave ekonomike dhe tregtisë se jashtme në ASK, Ismajl Sahiti, ka thënë se eksporti në vitin 2018 ka shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Mirëpo, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, thotë se kjo rritje e eksportit nuk është e mjaftueshme.

Një zotim për mbështetje më të madhe për prodhuesit vendorë që të eksportojnë më shumë e ka dhënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala. Ai ka thënë se fokus të punës e ka fuqizimin e prodhuesve vendorë.

“Vazhdimisht ne shënojmë rritje të eksportit, por siç e thash edhe më herët fokus i joni për vitin e ardhshëm është fuqizimi i prodhuesve vendor. Fokusi jonë që ta ndihmojmë prodhuesin vendor në përmirësimin e cilësisë së produktit të tyre, e me këtë të arrijmë edhe mundësinë që prodhimet tona të dalin edhe në eksport”, ka deklaruar ministri.

Kurse, Nora Jusufi nga Instituti GAP, ka përmendur disa nga arsyet që kanë ndikuar në rritje të eksportit. /KosovaPress/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?