Rrëzohet aeroplani, vdesin 15 persona

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga rrëzimin i një aeroplani të mallrave afër kryeqytetit iranian. Raportohet se aeroplani i tipit “Boeing 707” ka dalë nga pista dhe e ka goditur një mur përderisa ka qenë duke u lëshuar në tokë në mot të lig. Aksidenti ndodhi në aeroportin “Fath” të qytetit Karaj, rreth […]
Aksidenti ndodhi në aeroportin “Fath” të qytetit Karaj, rreth dyzet kilometra në perëndimt të Tehranit. Ushtria iraniane ka njoftuar se vetëm një person është gjetur i gjallë dhe është dërguar në spital për t’u trajtuar.
Mediet lokale kanë raportuar se aeroplani i rrëzuar ka qenë duke transportuar mish nga kryeqyteti i Kirgistanit, Bishkek. Nuk është e qartë se në pronësi të cilës kompani ka qenë aeropani.
Një zëdhënës i aviacionit civil në Iran ka thënë se aeroplani i përkiste Kirgistanit, ndërsa në aeroportin e Kirgistanit kanë thënë se ai i përkiste një kompanie iraniane, shkruan “BBC”, transmeton Express.












