Roja dështon ta ruajë, sulmuesi e mbyt dajak vajzën në klub të natës

Në një video shokuese shihet se si një sulmues e godet fuqishëm dhe në mënyrë të përsëritur një vajzë të re pranë një klubi të natës në Londër, ndonëse fare pranë saj ndodhet një zyrtar i sigurimit. Viktima goditet aq shumë saqë rrëzohet në tokë, ndërsa roja duket se ka dështuar plotësisht ta mbrojë vajzën. […]
Në një video shokuese shihet se si një sulmues e godet fuqishëm dhe në mënyrë të përsëritur një vajzë të re pranë një klubi të natës në Londër, ndonëse fare pranë saj ndodhet një zyrtar i sigurimit. Viktima goditet aq shumë saqë rrëzohet në tokë, ndërsa roja duket se ka dështuar plotësisht ta mbrojë vajzën.
Sulmuesi e goditi vajzën të paktën shtatë herë brenda pesë sekondave te hyrja e klubit të natës “Lotus” që ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Londrës. Viktima deklaroi pas sulmit se ndiente dhimbje në çdo pjesë të trupit dhe kishte përshtypjen se sulmuesi kënaqej me këtë fakt.
Sulmi ndodhi pak para orës katër të mëngjesit, ndërsa besohet se është shkaktuar nga një mosmarrëveshjeje gjatë hyrjes në klub. Vajza e rrahur kishte pasur mosmarrëveshje me një vajzë tjetër, e cila si duket e ka porositur burrin e panjohur që ta sulmojë vajzën.
“Nuk besoj që do të dal më gjatë natës. Nuk mund ta harroj këtë gjë. Do të më marrë kohë që të këndellem nga ky sulm”, tha vajza e rrahur. I dyshuari është ende në arrati, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij, shkruan “Daily Mail”












