Rinisin protestat kundër Vuçiqit

Rinisin protestat kundër Vuçiqit

Disa mijëra njerëz kanë marshuar mbrëmjen e së shtunës në kryeqytetin serb, në fundjavën e pestë radhazi kundër të ashtuquajturit regjim të presidentit Aleksandar Vuçiq, të cilin e akuzojnë për autoritarizëm. Protestuesit përfaqësojnë sfidën më të madhe në epokën e drejtimit të Vuçiqit deri më tani, e fillimisht u thirrën nga partitë opozitare pasi një […]

Protestuesit përfaqësojnë sfidën më të madhe në epokën e drejtimit të Vuçiqit deri më tani, e fillimisht u thirrën nga partitë opozitare pasi një prej udhëheqësve të tyre u dhunua përpara një mitingu politik në Serbinë qendrore, gjatë muajit nëntor.

“Aleanca për Serbinë” (SZS) në opozitë, një koalicion partish nga i gjithë spektri politik, pretendoi se dhunuesit ishin mbështetës të Partisë Progresiste Serbe (SNS) të presidentit Vuçiq, por autoritetet e mohojnë këtë akuzë.

“Serbia po ngrihet ngadalë, të gjithë qytetet po ngrihen dhe…numri ynë do të rritet edhe më shumë”, citohet të ketë thënë Branislav Trifunoviq, aktor dhe një prej udhëheqësve të kësaj lëvizjeje, përpara turmës së mbledhur në Beograd ditën e shtunë.

Disa qindra njerëz protestuan gjithashtu në qytetin jugor të Kragujevacit, ndërsa rreth 50 vetë dolën në protestë në Novi Sadin verior.

Që prej 8 dhjetorit, ku u mbajt protesta e parë, grumbullimeve të njerëzve të nxitur nga partitë opozitare u janë bashkuar studentë dhe figura publike, veçanërisht artistët.

Demonstruesit u mblodhën përpara Fakultetit të Filozofisë dhe marshuan përmes rrugëve kryesore të Beogradit, me një pankartë të madhe ku lexohej “Një në 5 milionë”. Kjo është një referencë ndaj një deklarate të mëhershme të Vuçiqit, sipas së cilës ai nuk do të përmbushte kërkesat e opozitës për media të lirë dhe zgjedhje të ndershme “edhe nëse do të dilnin 5 milionë njerëz në rrugë”.

Vuçiq, një nacionalist i linjës së ashpër i kthyer në proeuropian, akuzohet nga opozita dhe shoqëria civile se ka vendosur një regjim autokratik dhe ka kontroll të plotë mbi median, duke e përdorur atë në fushata kundër kundërshtarëve politikë.

Duke folur përpara protestave, Vuçiq është shprehur se është “i gatshëm të dëgjojë qytetarët që protestojnë, por jo gënjeshtarët e opozitës”. Vuçiq u zgjodh president në vitin 2017, e më parë ka mbajtur edhe postin e kryeministrit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?