Rikalo pritet të shkarkohet javën e ardhshme

Janari nuk e ka gjetur Kosovën me buxhet të miratuar për vitin e ri fiskal dhe Qeveria nuk ka dhënë sinjale se mund t’i ndërmarrë shpejt veprimet që Partia Socialdemokrate (PSD) në opozitë i ka listuar si kushte për të dhënë votën pro buxhetit. Megjithëkëtë, burime të gazetës kanë thënë se në këtë drejtim do […]

Gati gjatë gjithë vitit të shkuar Qeveria ka funksionuar duke mos e pasur shumicën në Kuvend. Kjo pasi, në mars, formalisht Lista Serbe me 10 deputetët e saj ka dalë në opozitë, por ministrat nga radhët e saj kanë vazhduar t’i ushtrojnë funksionet dhe për punën e bërë nuk i kanë raportuar as Kuvendit dhe as Qeverisë.

Në fundvit me votat e deputetëve të PSD-së buxheti ka kaluar në parim, ndërsa një nga kushtet që kjo parti ka paraqitur për ta dhënë votën edhe në leximin e dytë është shkarkimi i së paku njërit prej ministrave serbë – Nenad Rikalos, që e drejton Ministrinë e Bujqësisë.

Një burim i gazetës në Qeveri ka thënë se javën e ardhme mund të shihen rezultate konkrete.

“Menjëherë pas festave të ndërrimit të viteve, pra prej të martës, mund të shihen veprime në këtë drejtim”, ka thënë ky burim i gazetës. “Është shumë e mundshme që ministri Rikalo të shkarkohet brenda asaj jave”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?