Reshjet e borës, të gjitha rrugët e Ferizajt janë të kalueshme

Reshjet e borës, të gjitha rrugët e Ferizajt janë të kalueshme

Mobilizim më i gjerë dhe tërësisht i strukturuar vërehet këtë vit nga ana e autoriteteve lokale në menaxhimin e situatës nga reshjet e borës, përkatësisht heqjen e saj nga akset rrugore në territorin e Ferizajt. Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave si dhe operatorët ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, përkatësisht […]

Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave si dhe operatorët ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, përkatësisht heqjen e borës, janë vazhdimisht në terren të shtrirë në gjithë territorin e Ferizajt me makineritë e tyre të rënda për pastrimin e rrugëve.

Raportimet nga terreni paraqesin gjendje të kalueshme në të gjitha rrugët lokale dhe ato që lidhin fshatrat me qytetin, ndërkohë një gjendje më e rënduar evidentohet në zonën malore të Jezercit dhe rrugët përskaj, ku niveli i lartë i reshjeve të borës ka bërë të vështirë ndërhyrjen e ekipeve, ndonëse është bërë edhe ky intervenim.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili ka njoftuar se autoritetet lokale bashkë me operatorët ekonomik janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje, andaj në funksion të evitimit të fatkeqësive eventuale, ai ka apeluar për kujdes të shtuar nga vozitësit si dhe shmangie të qarkullimit përreth zonave malore.

Komuna e Ferizajt, si asnjëherë më parë ka ngritur dhe mobilizuar gjithë infrastrukturën e nevojshme në funksion të mirëmbajtjes dimërore të akseve rrugore, për të shmangur bllokimin e zonave të caktuara si dhe evituar fatkeqësitë njerëzore.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?