Remi përfundon intervistimin: Më pyetën a do ta mbroja UÇK-në – Unë nuk e mbrojë atë por ajo mua

Rrustem Mustafa ose i njohur ndryshe si komandant Remi, ka përfunduar intervistimin në Hagë pas një dite të gjatë, shkruan Periskopi. Ai në profilin e tij shkroi se “nuk do ta mbronte UÇK-në, por UÇK-ja e mbron atë!” pa sqaruar se çka ka dashur të thotë me ato fjalë. Ky është postimi i tij i […]
Rrustem Mustafa ose i njohur ndryshe si komandant Remi, ka përfunduar intervistimin në Hagë pas një dite të gjatë, shkruan Periskopi.
Ai në profilin e tij shkroi se “nuk do ta mbronte UÇK-në, por UÇK-ja e mbron atë!” pa sqaruar se çka ka dashur të thotë me ato fjalë.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:
Përfundoj intervista në Hagë!
Më pyetën nëse do të mbroja UÇK-në në Hagë!
Unë nuk mbrojë UÇK-në.
UÇK tani më mbron mua!
Ndryshe, ish-komandanti i zonës operative të Llapit, Rustem Mustafa – Remi, pas përfundimit të intervistimit, ka thënë se është dëshmitar i dyshuar, duke mos sqaruar detaje tjera të intervistimit të sotëm që ka zgjatur nëntë orë.
“Unë kam një fjalë të shkurtë. Kam pasur shumë pyetje, sot përfundoi intervista. Isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar. Ka qenë intervistë e gjatë. Pyetjet ishin shumë serioze, edhe ne kemi qenë shumë seriozë”, ka thënë Remi në një deklaratë para gazetarëve që po prisnin para objektit të Gjykatës Speciale.












