Remi para nisjes në Hagë: Jam i pafajshëm, megjithatë po i përgjigjem drejtësisë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, ka arritur në Aeroportin e Prishtinës për të udhëtuar për në Hagë, ku nesër do të intervistohet nga prokurori special. Ai i ka thënë mediave se është i pafajshëm por megjithatë po i përgjigjet drejtësisë. “Po i përgjigjem ftesës së Gjykatës Speciale. Avokati është vendor. Janë ftesa normale. Po […]
Ai i ka thënë mediave se është i pafajshëm por megjithatë po i përgjigjet drejtësisë.
“Po i përgjigjem ftesës së Gjykatës Speciale. Avokati është vendor. Janë ftesa normale. Po shkoj atje për pretendimet e Dick Martit. Po shkoj në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar… Ftesat janë normale pas gjithë propagandës dhe raportit të Martit, që duhet të mbyllet ky pretendim i hapur “, tha Mustafa.
Kujtojmë se Mustafa do të intervistohet nesër, më 14 janar. Ndërsa, Sami Lushtaku më 16 janar.












