Remi ka një porosi për Qeverinë Haradinaj lidhur me veteranët e luftës

Rrustem Mustafa – Remi thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’u ofrojë mundësi punësimi veteranëve e jo ndihma. Ai ka thënë se nuk i bëhet aspak nder veteranit me paga sociale, përcjell Periskopi. Postimi i plotë i tij: Veteranët vlerë e kaluar dhe e tashme! Veteranët janë potencial i pa hargjuar, qeveria duhet të ofrojë […]
Rrustem Mustafa – Remi thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’u ofrojë mundësi punësimi veteranëve e jo ndihma.
Ai ka thënë se nuk i bëhet aspak nder veteranit me paga sociale, përcjell Periskopi.
Postimi i plotë i tij:
Veteranët vlerë e kaluar dhe e tashme!
Veteranët janë potencial i pa hargjuar, qeveria duhet të ofrojë mundësi legale sistemore, jo ndihma….
Qeveria duhet të merrë përsipër mundësi reale sistemore, të punësohen në vendet ku ata janë të aftë dhe profesionalë në shërbime të ndjeshme shoqërore.
Pagat sociale duhet të ishin mjeti i fundit për këto kategori kontribuese të pa zëvendsueshme për lirinë që kemi.
Nuk i bëhet nder veteranit me paga sociale, ata vëhen në shërbimë duke hapur mundësi reale me projekte të analizuara mirë dhe sigurt.












