Remi intervistohet edhe sot nga Gjykata Speciale në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Llapit, Rrustem Mustafa do të vazhdojë sot intervistimin e tij para Prokurorëve të Gjykatës Speciale. Komandant Remi po intervistohet nga ora 10:00. Gjatë ditës së djeshme i njëjti u intervistua nga Dhomat e Specializuara përreth 7 orë. Pas intervistimit Mustafa dje nuk pranoi të prononcohet për media. Theksojmë […]
Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Llapit, Rrustem Mustafa do të vazhdojë sot intervistimin e tij para Prokurorëve të Gjykatës Speciale.
Komandant Remi po intervistohet nga ora 10:00. Gjatë ditës së djeshme i njëjti u intervistua nga Dhomat e Specializuara përreth 7 orë.
Pas intervistimit Mustafa dje nuk pranoi të prononcohet për media.
Theksojmë se nesër me 16 janar pritet që para prokurorëve special të dalë edhe ish-komandanti i zonës operative të Drenicës, Sami Lushtaku.












