Rektorët në Kosovë që marrin paga edhe si profesorë

Rektorët në Kosovë që marrin paga edhe si profesorë

Derisa papunësia vazhdon të jetë shqetësuese dhe një numër i madh i të kualifikuarve për mësimdhënie vazhdojnë të jenë të papunë, rektorët e universiteteve publike të Kosovës sigurojnë të ardhura edhe nga puna e profesorit. Keni një përmbledhje të rektorëve, që përveç kësaj pozite, mbajnë edhe atë të profesorit universitar. Rektori i Universitetit  të Prishtinës […]

Keni një përmbledhje të rektorëve, që përveç kësaj pozite, mbajnë edhe atë të profesorit universitar.

Rektori i Universitetit  të Prishtinës “Hasan Prishtina” Marjan Demaj punon edhe si profesor i lëndës “Matematikë për biznes dhe ekonomiks”, në universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”. Këto të dhëna Demaj i bërë publike në deklarimin e pasurisë tek Agjencia Kundër Korrupsionit.

Rektori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Fadil Millaku përveç punës si rektor, punon edhe profesor në universitetin “Hasan Prishtina”.

Disa lëndë në këtë universitet i ligjëron edhe Bajram Kosumi, rektor në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, përcjell KosovaPress.

Edhe rektori i universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj,  përveç si rektor e zhvillon karrierën edhe si profesor në UP. Kështu të paktën shihet në deklarimin e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Shaban Buza, rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, paguhet edhe për punën si profesor në Universitetin e Prishtinës” Hasan Prishtina”.

Për dallim nga të lartcekurit, në bazë të deklarimeve në AKK vërehet se ka edhe nga ata rektorë që të ardhurat i sigurojnë vetëm nga kjo pozitë.

Të tillë janë rektori i Universitetit të Shkencave Teknik të Aplikuara në Ferizaj,  Agron Bajraktari dhe rektori i universitetit të Mitrovicës, “Isa Boletini”, Alush Musaj.

Në bazë të deklarimeve të pasurisë, rektorët e universiteteve marrin mëditje edhe nga programe të ndryshme si ERASMUS +, gjithashtu edhe mëditje të tjera nga udhëtimet jashtë vendit.

Ditë më parë gjatë mbajtjes së “Javës Kundër Korrupsionit”,  KIPRED ka bërë të ditur se janë analizuar të dhënat për 656 zyrtarë publik, prej tyre 60 zyrtarë kanë nga dy pozita, 10 zyrtarë kanë nga tri pozita si dhe 5 zyrtarë kanë nga katër pozita.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?