Reagon QKUK për plakun që u la korridoreve duke rënkuar nga dhimbjet e mëdha

Sonte nëpër media kanë qarkulluar pamje teksa një i moshuar në gjendje të rëndë rënkonte nga dhimbjet nëpër korridoret e Emergjencës në QKUK. Një qytetar që kishte shpërndarë videot tha se kjo u bë për shkak të grevës së mjekëve atje, të cilët nuk e morën në dorë të moshuarin. Por i menjëhershëm ka qenë […]
Një qytetar që kishte shpërndarë videot tha se kjo u bë për shkak të grevës së mjekëve atje, të cilët nuk e morën në dorë të moshuarin.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Periskopi.
Sipas tyre, ambienti i Klinikës Emergjente është i monitoruar 24 orë nga kamerat, andaj edhe do të bëhet analizë e detajuar e incizimeve. QKUK thotë se nëese vërehet neglizhenca e mjekëve, do të merren masat e menjëhershme.
“Shpjegim nga QKUK Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në lidhje me videon e postuar nga portalet, shpjegon se ambienti i Klinikës Emergjente, përfshirë edhe koridoret, janë të monitoruara 24 orë nga kamerat monitoruese. Do të bëhet analizë e datjuar e incizimeve dhe nëse vërtetohet se qytetari nuk ka marrë shërbimin e duhur, do të ndërmerren masat e nevojshme”, thuhet në shpjegimin e tyre. /Periskopi/
Ja pamjet:
https://www.facebook.com/Llapi.info/videos/304511706937187/












