Reagimi i Ministrisë së Arsimit lidhur me një artikull të publikuar nga Periskopi

Reagimi i Ministrisë së Arsimit lidhur me një artikull të publikuar nga Periskopi

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka reaguar kohë më parë ndaj një artikulli të Periskopit me titull: “Ministri i Arsimit lë në parking dy veturat e shtetit, merr me qira veturë nga kompania ku punon vëllai i tij”, të publikuar më datë 23.10.2018. Në reagimin e saj, MAShT veç tjerash thotë: “Nga i tërë […]

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka reaguar kohë më parë ndaj një artikulli të Periskopit me titull: Ministri i Arsimit lë në parking dy veturat e shtetit, merr me qira veturë nga kompania ku punon vëllai i tij”, të publikuar më datë 23.10.2018.

Në reagimin e saj, MAShT veç tjerash thotë:

“Nga i tërë përshkrimi i artikullit, vetëm dy fakte janë të vërteta, Fakti i Parë është se z.Agush Bytyqi  punon në kompaninë ‘Porshe Kosova’, ku punon z.Agush Bytyqi nuk është përfaqësues i tipit të automjeteve Peugeor për territorin e Kosovës. Këtë përfaqësi për territorin e Kosovës e ka kompania ‘Mercon Company ‘  e cila është palë kontraktuese e furnizuesit sipas Kontratës së lartëpërmendur”, thuhet në reagim.

Tutje, në këtë reagim thuhet:

“Për më tepër, marrja me qera e automjetit Peugeot 308 i cili përmendet në artikullin në fjalë, nuk është marrë si rezultat i ndonjë marrëveshje/kontrate ku palë kontraktuese është MASHT përmes ministrit z. Shyqiri Bytyqi por Autoriteti Qendror i Prokurimit sipas Kotratës së Larpërmendeur”.

Sqarojmë se medium Periskopi, edhe në artikullin që e kishte publikuar atëkohë, për të cilin MASHT thotë se është tendencioz dhe i pavërtetë, kishte sqaruar se ‘ishte thirrur në burime brenda Ministrisë (emra të njohur për Redaksinë” dhe se kishte tentuar disa herë të merrte një përgjigje zyrtare nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë”. Atëkohë, krejt çka kishte marrë mediumi Periskopi, ishte një e-mail, ku gazetarit nuk i mohoheshin pretendimet (në bazë të pyetjeve) por vetëm i thuhej thjesht se ‘janë pyetje tendencioze dhe nuk qëndrojnë. Periskopi, para se ta publikonte artikullin, kishte tentuar disa herë të kontaktonte me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mirëpo, të njëjtit, nuk janë përgjigjur as në pyetjet e shkruara e as në telefonanat e redaksisë.

Megjithëkëtë, duke kërkuar falje për ndonjë gabim të paqëllimshëm dhe që mund të ketë ardhur si pasojë e mospërgjigjeve nga ana e Ministrisë së Arsimit si dhe duke u thirrur në burimin e mediumit brenda MASHT, Periskopi publikon këtë reagim pa ndërhyrje:

I nderuari z. Mirena,

Me datën 23.10.218 në ëeb portalin ‘PERISKOPI’ të cilin Ju e menaxhoni në cilësi të Drejtorit, në faqen ballore keni publikuar artikullin Ministri i Arsimit lë në parking dy veturat e shtetit, merr me qera veturë nga Kompania ku punon vëllai i tij.

Me artikullin në fjalë, shpresojmë që keni tentuar që opinionit vendor dhe lexuesve tuaj të nderuar, t’ju transmetoni përmbajtjen e Kontratës për Furnizim me numër të Prokurimit: AQP 17 006/3-11 e datën 29.12.2017 e nënshrkuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit në cilësi të Autoritetit Kontraktues dhe Shoqërisë Tregtare ‘MERCOM COMPANY’ SH.PK. për furnizimin afatgjatë të automjeteve me qira.

DUKE PASUR KËTË PARASYSH, rezulton që artikulli në fjalë ishte tejet tendencioz ndaj Ministrit të Arsimit, Shkendës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi, duke mos e paraqitur të vërtetën lidhur me shfrytëzimin e automjeteve sipas Kontratës së lartëpërmendur. Jemi të këtij mendimi, pasi që në këtë artikull i drejtoheni pikërisht Z. Shyqiri Bytyqi me pretendimin se i njëjti nuk i përdorë dy automjetet që janë në posedim të MASH-it por me shpenzime të MASHT-it ka marrur veturë me qera nga ‘PORCSHE KOSOVA’ në të cilën kompani punon Z. Agush Bytyqi – vëllau i Ministrit z. Shyqiri Bytyqi. Përmes kësaj, pretendoni në shkelje të dispozitave të Ligjit për Parandalim të Konfliktit të Interesit.

Nga i tërë përshkrimi i artikullit në fjalë, vetëm dy fakte janë të vërteta, Fakti i Parë se z.Agush Bytyqi punon në Kompaninë ‘PORSHE KOSOVA” dhe se një automjet i tipit Peugeot 308 përdoret nga MASHT sipas Kontratës së lartëcituar.

MEGJITHATË, fillimisht kompania PORSHE KOSOVA ku punon z. Agush Bytyqi nuk është përfaqësues i tipit të automjeteve Peugeot për territorin e Kosovës. Kët ëpërfaqësi për territorin e Kosovës, e ka kompania ‘MERCOM COMPANY’ SHPK, e cila është parë kontraktuese në cilësi të funrizuesit sipas Kontrasës së lartpërmendur.

Për më tepër, marrja me qera e automjetit Peuget 308 i cili përmendet në artikullin në fjalë, nuk është marrë si rezultat i ndonjë marrëveshje/kontrate ku palë kontraktuese është MASHT përmes ministrit Shyqiri Bytyqi por nga Autoriteti Qendror i Prokurimit sipas Kontratës së larpërpërmendur.

Nga si më lartë, rezulton që, përmbajtja e artikullit nuk është e vërtetë dhe se  përmes të njëjtit është shpifur duke u thënë të pavërteta ndaj Ministrit të MASHT-it, z. Shyqiri Bytyqi.

PRANDAJ, në cilëi të të autorizuarit të Ministrit z.Shyqiri Bytyqi në kuptim të Nenit  12 të Ligjit Nr. 02/L -065 ‘Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes’ lidhur me nenin 12 të ‘Kodit për Shërbimet Mediale Audiovizuale’, kërkoj nga Ju që ta publikoni këtë reagim në të njëjtën hapësirë dhe të njëjtin vende (faqen ballore) ku e keni publikuar arikullin lëndor dhe njëkohësisht të KËRKONI FALJE PËR TË PAVËRTETAT drejtuar Ministrit z.Shyqiri Bytyqi.

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?