“Rambo” i reagon Putinit: Amerika dhe NATO në Ballkan nënkuptojnë paqe, Rusia të kundërtën e saj

“Rambo” i reagon Putinit: Amerika dhe NATO në Ballkan nënkuptojnë paqe, Rusia të kundërtën e saj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Rusisë Vladimir Putin të dhëna për mediat serbe sot. Haradinaj tha se prezenca e SHBA-së dhe NATO-s në Ballkan garanton paqen dhe stabilitetin derisa ajo e Rusisë të kundërtën. Ky reagim vjen pasi Putin kishte deklaruar se nuk e duron ushtrinë e Kosovës […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Rusisë Vladimir Putin të dhëna për mediat serbe sot.

Haradinaj tha se prezenca e SHBA-së dhe NATO-s në Ballkan garanton paqen dhe stabilitetin derisa ajo e Rusisë të kundërtën.

Ky reagim vjen pasi Putin kishte deklaruar se nuk e duron ushtrinë e Kosovës dhe SHBA-në në Ballkan.

“Deklarimeve të Presidentit të Rusisë, Vladmir Putin, dhënë për një media serbe, se politikat e ShBA-së dhe aleatëve perëndimor janë faktorë destablizues në Ballkan, iu përgjigjem se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim. Një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërtën e saj. Kosova vjen në paqe. RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook para pak minutash.

Ja postimi i tij:

Të fundit
Të ngjashme