Rada Trajkovic ia qet në fushë të zezat Vuçiqit: Ja cilat janë lidhjet e tij me bosin e krimit në Veri

Rada Trajkovic ia qet në fushë të zezat Vuçiqit: Ja cilat janë lidhjet e tij me bosin e krimit në Veri

Politikania serbe nga Graçanica, Rada Trajkoviq, zbulon detaje të padëgjuara deri më tani – për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, frikën e serbëve kosovarë nga shërbimi sekret serb, dominimin e masës në komunitetin serb në Kosovë, rolin e Milan Radoiçiqit në punësimin e pastrueseve në institucionet kosovare dhe për bashkëpunimin dhe komunikimin e ngushtë mes kabineteve […]

Politikania serbe nga Graçanica, Rada Trajkoviq, zbulon detaje të padëgjuara deri më tani – për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, frikën e serbëve kosovarë nga shërbimi sekret serb, dominimin e masës në komunitetin serb në Kosovë, rolin e Milan Radoiçiqit në punësimin e pastrueseve në institucionet kosovare dhe për bashkëpunimin dhe komunikimin e ngushtë mes kabineteve të presidentëve të Serbisë dhe Kosovës

Rada Trajkoviq është me origjinë nga Podujeva.Në Prishtinë ka jetuar deri në vitin 1999, ka punuar në spitalin kryesor të qytetit, ka qenë anëtare e Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit dhe deputete e parlamentit serb, më 1998 ka qenë për një kohë të shkurtër ministre për familje e Serbisë. Atëbotë ajo ishte fjalosur rëndë me Sheshelin dhe larguar nga partia e tij.

Rada Trajkoviq për shqiptarët nuk është politikane e panjohur. Nga një nacionaliste e ashpër ajo me kalimin e viteve është përpjekur të luajë rolin e politikanes së moderuar. Në një intervistë dhënë revistës «Vreme» të Beogradit, Trajkoviq, thotë se presidentit serb negociatat me Kosovën i shërbejnë për të mbetur në pushtet duke pasur parasysh dosjen e trashë që ai ka te bashkësia ndërkombëtare në kuptim të kriminalitetit dhe korrupsionit. «Nga ana tjetër rrëmi për ndarjen e Kosovës i shkon për shtati (Hashim) Thaçit, sepse përkuzimi është punë e ndërlikuar dhe komplekse. Nuk mund të zgjidhet shpejt. E di se kjo paqartësi ju shqetëson, por ata duan të vazhdojnë. Edhe njëri, edhe tjetri. Shumë gjëra që po ndodhin, ata dy i koordinojnë, ato gjëra janë aq kompatible mes Thaçit dhe Vuçiqit, saqë është e tmerrshme. Frikësohem se edhe biznesin e kanë kompatibël», deklaroi Trajkoviq.

Ajo thotë se prej se Vuçiq ka lluar të asë për një ku të ri mes Kosovës dhe Serbisë, 10 mijë serbë kanë braktisur Kosovën. Sipas saj Serbia në Kosovë i ka larguar institucionet e saj, por ato janë zëvendësuar me manë e paskrupullt. «Më e tmerrshmja është se të gjithë kryetarët e komunave (serbe në Kosovë) i ka zgjedhur Milan Radoiçiqi». Radoiçiq konsiderohet si she i nëntokës në veri të Kosovës. Akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e politikani të moderuar serb Oliver Ivanoviq para një viti.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk e njeh Radoiçiqin, ndërsa më vonë e ka mbrojtur nga akuzat se mund të jetë pjesë e skemës për vrasjen e Ivanoviqit. Rada Trajkoviq në këtë intervistë e përgënjeshtron Vuçiqin, i cili ka thënë se nuk e njeh Radoiçiqin. Sipas saj kur Vuçiq ka qenë për vizitë në Srebrenicë, Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq kanë qenë truproje të tij. Këta janë njerëzit të cilëve Vuçiq u beson më së shumti. Trajkoviq kështu e përshkruan rolin e Radoiçiqit në politikën e Kosovës:

«Kam pasur komunikim me liderët e shqiptarëve, të cilët më tregojnë se me rastin e punësimeve në institucione, nëse, ta zëmë, një pastruese sipas njëfarë strukture duhet të jetë serbe, këtë duhet ta nënshkruajë Radoiçiqi». Sipas Trajkoviq grupi i Radoiçiq kontrollon si rrogat që vijnë nga Serbia për zyrtarët serbë, ashtu edhe rrogat që buxheti i Kosovës ia paguan nëpunësve serbë. «Çdo padëgjueshmëri ndëshkohet me humbje të vendit të punës. Nëse problemi është më i madh, atëherë pason djegia e veturave, djegia e lokaleve, sulmet zike… Dhe vrasjet. Kur ishte fushata elektorale, u vra një djalë. Që nga atëherë babai i armatosur i djaloshit përherë sillej aty diku rreth kafehanes ‘Grej’, ku rrinte edhe Radoiçiqi. Vetë Radoiçiqi i ka shumëshuar truprojat përreth vetes, sepse frikësohej nga hakmarrja e atij babai. Të gjithë lart (në pushtet) e dinë kush vret. Këtë e bënë maa, dhe çfarë më shqetëson më së shumti është se BIA (shërbimi sekret serb) diku ka bashkëpunuar me manë. She i BIA-s për Kosovën, një Dimiq, të cilin e njoh si djalosh nga Prishtina, ka pasur bringje të rregullta me Radoiçiqin dhe të tjerët. Kështu populli e kuptoi se këto janë struktura që i kanë vendosur Vuçiqi dhe Aleksandar Vulini, kur ka qenë shef i kancelarisë për Kosovën dhe Metohinë, dhe tash janë disi të ndërlidhura me sistemin e sigurisë të Serbisë». Rada Trajkoviq thotë se në mesin e komunitetit serb në Kosovë ekziston frika nga strukturat e sigurisë të Beogradit. Në veri, sipas saj, ekziston një kombinim i tmerrshëm i masë dhe policisë. «E di se kur është vrarë Oliver Ivanoviqi, serbët janë frikësuar të japin informacion për çfarë kanë ditur. Të gjithë kemi qenë të kënaqur dhe të lumtur kur zhvillimi i hetimeve ka kaluar në Prishtinë që ta udhëheqin shqiptarët. Policët që tani janë arrestuar kanë qenë të arrestuar edhe pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Prokurori publik kërkoi paraburgim për ta, gjykatësja serbe në Mitrovicë i liroi. Jemi lavdëruar që kemi gjykatës serbë, se komandanti i policisë është serb, të gjithë i kemi komprometuar». Trajkoviq i quan propagandë të Beogradit ankesat se serbët në Kosovë nuk kanë artikuj ushqimorë dhe kujdesi mjekësor është i mangët për shkak të tarifave doganore që qeveria e Kosovës ka aplikuar kundër prodhimeve serbe. «Është gënjeshtër se na kërcënohet një katastrofë humanitare, sepse ne këtu i kemi të gjithë artikujt. Krejt është propagandë. Institucionet tona qëmoti furnizohen me oksigjen nga Prishtina. Ne marrim ndihmë nanciare nga Beogradi dhe mund të blejmë oksigjen ku të duam», thotë Trajkoviq për «Vreme». Trajkoviq jep një shembull mbi frikën e serbëve nga strukturat serbe të sigurisë të pranishme në Kosovë. Ajo thotë se para votimit për pranimin e Kosovës në Interpol, në fshatrat serbe afër Prishtinës ishte vendosur njësia ROSU e policisë së Kosovës. «Iu afrova njërit prej njerëzve të rëndësishëm dhe e pyeta çfarë po ndodhte. Më tha: ‘Po ruajmë që shërbimi serb të mos inltrojë njerëz për të vrarë ndonjë serb, shkatërruar ndonjë manastir apo kishë’. (…) Kjo është e rrezikshme për enklavat – nuk e dini kush do t’ia vë zjarrin shtëpisë suaj, nuk e dini kush ju plaçkit, jeni i pasigurt.

Kjo është më e tmerrshmja që për shkak të ndonjë projekti nuk e dini se kush mund t’ju likuidojë. E dini sa kanë manipuluar për Oliver Ivanoviqin – e vrau ai, e vrau ky. Të gjithë e dimë se Oliver Ivanoviqi ka dashur ta ndajënë nga politika. Dhe e pagoi me kokë». /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?