Putin pozon me qenin e Sharrit nga Kosova

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka marrë sot dhuratë nga Vuçiqi një pastor Ilir, të cilin e kanë emëruar me emrin ‘Pasha’. Kjo dhuratë i është bërë Putinit për arsye se presidenti rus shquhet për dashurinë e tij ndaj qenve. Këlyshi është racë e Qenit të Sharrit, dhe është vetëm tre muajsh. Atij i […]
Kjo dhuratë i është bërë Putinit për arsye se presidenti rus shquhet për dashurinë e tij ndaj qenve.
Këlyshi është racë e Qenit të Sharrit, dhe është vetëm tre muajsh.
Atij i janë përgatitur ndërkohë edhe dokumentacionet e nevojshme për të udhëtuar drejt Rusisë.
Kjo nuk është hera e parë që Putinit i dhurohet një qen.
Më herët gjatë një vizite në Bullgari, Putinit i është dhuruar një qen i cili ruhet nga barinjtë.
Gjithashtu presidenti rus ka marrë dhuratë edhe një qen të llojit “Akita”, nga zyrtarët e shtetit japonez.


















