Putin: Policia serbe ka të drejtë të jetë në Kosovë

Putin: Policia serbe ka të drejtë të jetë në Kosovë

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë vizitës në Serbi ka thënë se pozicioni i Rusisë për çështjen e Kosovës është i njohur. “Ne jemi në favor të gjetjes së një zgjidhje në koordinim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Putin në Beograd, shkruan B92, përcjell Periskopi. Gjatë adresimit të përbashkët para mediave me […]

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë vizitës në Serbi ka thënë se pozicioni i Rusisë për çështjen e Kosovës është i njohur.

“Ne jemi në favor të gjetjes së një zgjidhje në koordinim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Putin në Beograd, shkruan B92, përcjell Periskopi.

Gjatë adresimit të përbashkët para mediave me Aleksandër Vuçiq, Putin ka folur edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës e cila sipas tij ‘ka shkaktuar tensione serioze në rajon’.

“Rusia ndan të njëjtin shqetësim me lidershipin serb dhe me qytetarët e tyre se këto lëvizje mund ta destabilizojnë Ballkanin”, ka thënë ai.

Rusia, ashtu si Serbia – ka vazhduar Putin – është e interesuar që të vazhdojë të mbajë Ballkanin të sigurt.

“Autoritetet kosovare kanë ndërmarrë disa aksione mjaft provokuese kohën e fundit”, ka thënë ai, duke vazhduar tutje se të gjitha ‘këto lëvizje kanë qenë në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit’.

“Kjo rezolutë nuk lejon ekzistencën e një formacioni të armatosur në Kosovë”, ka thënë Putin.

Presidenti rus gjithashtu, duke iu referuar Rezolutës 1244, ka thënë se ‘ajo lejon që një numër i policëve serbë u lejohet të operojnë në territorin e Kosovës”.

“Ku janë ata”, ka pyetur Putin dhe ka shtuar se ligji ndërkombëtar duhet të respektohet më shumë. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?