Protestuesit kundër Vuçiqit në Beograd kërkojnë që traktati me Kosovën të mos jetë sekret

Protestuesit kundër Vuçiqit në Beograd kërkojnë që traktati me Kosovën të mos jetë sekret

Mijëra serbë protestuan në Beograd të shtunën mbrëma kundër presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq dhe Partisë së tij Progresive Serbe (SNS), me kërkesa përfshirë lirinë e mediave, dhënien fund të sulmeve ndaj gazetarëve dhe figurave opozitare, dhe kundër një traktati sekret me Kosovën. Protestuesit e mbledhur nga Aleanca për Serbinë, një grupim prej 30 partish […]

Protestuesit e mbledhur nga Aleanca për Serbinë, një grupim prej 30 partish politike të opozitës dhe organizata, bërtitën nëpër rrugë “Vuçiq hajni” që shënon kështu edhe protestën e gjashtë në po kaq javë, raporton Reuters.

Ky tubim i opozitës vjen pak para vizitës së presidentit rus, Vlladimir Putin, në Beograd që pritet të zhvillohet të enjten e ardhshme, transmeton Koha.net.

Derisa Vuçiqi thotë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi përfundimtar i Serbisë, ai mban lidhje të ngushta me Rusinë, aleatin e vjetër sllav dhe ortodoks.

Vizita e Putinit po shihet si shtysë për popullaritetin e Vuçiqit dhe koalicionit të tij qeverisës, ndërsa përkrahësit e tij kanë organizuar një tubim të madh të enjten për të mirëpritur presidentin rus.

Protestuesit në Beograd kanë akuzuar Vuçiqin se po përgatit një zgjidhje të negociuar me Kosovën, kush ky kyç për Serbinë që të anëtarësohet në BE.

“Vuçiqi bën kompromise me gjithkënd, me [presidentin e Kosovës, Hashim] Thaçin, me [kryeministrin e Kosovës, Ramush] Haradinajn, … me të gjithë përpos njerëzve të ndershëm… Ky është një kompromis për tradhti”, tha para turmës që brohoriste politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq.

Protestuesit kërkuar po ashtu që qeveria të gjejë përgjegjësit e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb të Kosovës, i vrarë një vit më parë. Ata njoftuan po ashtu se do të mblidhen në Beograd të mërkurën e ardhshme në përkujtim të vdekjes së tij.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?