Prokurori Hoxha: Fotografitë nga vrasja e Ivanoviqit autentike, kamerat filmuan 1 minutë pas vrasjes së tij

Prokurori special i Kosovës, Sylë Hoxha ka komentuar për televizionin e Beogradit, N1, fotografitë e publikuara në mediat serbe të Oliver Ivanoviqit të vrarë. Ai ka thënë se kamerat nuk e kanë filmuar momentin e vrasjes së politikanit serb dhe se kamerat kanë filluar të filmojnë një minutë pasi është kryer vrasja. Hoxha ka konfirmuar […]

Prokurori special i Kosovës, Sylë Hoxha ka komentuar për televizionin e Beogradit, N1, fotografitë e publikuara në mediat serbe të Oliver Ivanoviqit të vrarë.

Ai ka thënë se kamerat nuk e kanë filmuar momentin e vrasjes së politikanit serb dhe se kamerat kanë filluar të filmojnë një minutë pasi është kryer vrasja.

Hoxha ka konfirmuar bashkëpunimin me autoritetet serbe, ndërkohë qa ka ritheksuar se gruaja e Ivanoviqit nuk ka pranuar të intervistohet në Kosovë, dhe se dëshmia e saj në Serbi s’i ka ndihmuar fare hetimet.

Sot në mediat serbe janë publikuar dy fotografi në të cilat shihen momentet e para pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Këto pamje janë kapur nga kamerat e vendosura tek zyra e Ivanoviqit, edhe përkundër faktit se ishte thënë se ato ishin ndalur 12 ditë para se të ndodhte vrasja.

Në fotografinë e parë shihet se i pari që arrin në vendin e ngjarjes është një fqinj i Ivanoviqit dhe sekretari i partisë.

Ndërsa në fotografinë e dytë, shihet një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili kishte qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes.

Sipas gazetës, ky polic ka telefonuar menjëherë emergjencën pasi e ka parë ngjarjen.

Këto fotografi janë publikuar një ditë para se të bëhet një vit prej kur u vra Oliver Ivanoviq. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?